Wednesday, October 6, 2010

qyteti i struges


 

[redakto] Pak histori
  • Qyteti i Strugës gjatë shekujve ka formuar fizonominë e tij në aspektin historik, kulturor dhe arkitektonik.
Qyteti i i Liqenit, ka histori të pasur. Gjatë zhvillimit qyteti kalon nëpër periudha zhvillimi të traditave, ekonomisë dhe kulturës. Historia e Strugës fillon nga neoliti . Buzë Drini i zi dhe në afërsi të tij janë zbuluar figura arti që padyshim tregon se prej neolitit e këtej Struga ka qenë vend i banuar. Sipas asaj që është e njohur prej epokës greko-romake mund të thuhet se Struga ka qenë vendbanim i rëndësishëm peshkimi në afërsi të vendbanimeve Lyhnida ( Ohri i sotëm ) dhe Patra (vendbanim antik mbeturinat e të cilit janë gjetur ne fshatin Ladorishti 2 kilometra larg Strugës ). Në epokën greko-romake, para ardhjes së sllavëve në Ballkan , Struga ka qenë territor ku intenzivisht është zhvilluar jeta kulturore. Prej asaj koha është e rëndësishme nekropola në fshatin Trebenisht e cila ka dhënë material të shkëlqyer për shkencën greke dhe ballkanike si dhe për bazilikat e mëvonshme romake dhe bizantine në Ladorishti , Oktisi dhe Dollogozhda. Për historinë kulturore të Strugës dhe rrethinës me një rendësi të veçantë janë bazilikat në Oktisi dhe në Ladorishti . Për bazilikën në Ladorishti dihet se ka pasur atrium, bazilika të tilla ka në të gjithë Ballkanin mirëpo rrallë gjenden bazilika me mozaik në podium. Në një terren kaq të pasur në shekullin e VII erdhën sllavët, në atë periudhë Ohri ishte shkatërruar nga një tërmet, gjithashtu edhe bazilikat në Oktisi dhe Ladorishti.

[redakto] Ekonomia

[redakto] Demografia

KombiNumriPërqindja
Shqiptarë3602956.50%
Maqedonas2033632%
Turq36286%
Vlleh6561%
Romë1160.18%
Serbë1060.16%
Boshnjakë1030.16%
Të tjerë24024%
Gjithsej63376100%[1]
Duke iu referuar të dhënave statistikore të regjistrimit të popullsisë të vitit 2002 Komuna e Strugës ka pasur 63376 banorë.Shkalla e nataliteti në vitin 2004 ishte 10,2%(në 1000 banorë),kurse shkalla e mortalitetit të përgjithshëm ishte 7,5 % (në 1000 banore). Shkalla e vdekshmërisë tek foshnjat ishte 10,6 promilë. Shumëzimi natyror në numra ka qenë 101, në promilë 2,7. Me këto të dhëna komuna është nën mesataren e republikës. Qarku i migracionit në vitin 2004 është 6. Ndaj saj si të ardhur janë regjistruar gjithsej 223 persona, nga të cilët 152 janë qytetarë të ardhur brenda Republikës së Maqedonisë. Numri i përgjithshëm i të shpërngulurve është 217, prej të cilëve 150 janë qytetarë të shpërngulur brenda R.së Maqedonisë. Karakteristikë është se nga numri i përgjithshëm i qytetarëve të shpërngulur (113) janë të gjinisë femërore, kurse shkaqet më të shpeshta për shpërngulje janë kurorëzimi dhe shkaqet tjera familjare (respektivisht 78 dhe 52). Numri mesatar i banorëve është 130,5 persona na km2. Numri i kurorëzimeve në vitin 2004 ishte 288 ose 7,8 kurorëzime në 1000 banorë dhe numri i shkurorëzimeve ishte 12 ose 0.3 shkurorëzime në 1000 banorë.Në raport me kurorëzimet komuna është mbi, ndërsa në krahasim me shkurorëzimet komuna është nën mesataren republikane, gjegjësisht i takon grupit të komunave me shkallë më të ulët të shkurorëzimeve.
Struktura sipas gjinisë në Komunën e Strugës është 31743(50%) të gjinisë femërore dhe 31633(50%) të gjinisë mashkullore. Shkalla mesatare e moshës së popullatës sipas regjistrimit të vitit 2002,është 33,1 vite. Pjesëmarrja e popullatës së re deri ne 20 vjeç moshë është 36,2%.Pjesëmarrje më të madhe në numrin e përgjithshëm të banorëve ka popullata me moshë nën dyzet vjeç 67,2%, ndërsa përqindja e banorëve mbi 60 vjeç është 11,7%.

[redakto] Pozita gjeografike

Ne pjesën jugperëndimore të Republikës së Maqedonisë shtrihet Pellgu i Ohrit dhe Strugës, i vendosur ndërmjet maleve Jabllanica , Malit të Belicës dhe Mokrës në perëndim, Galiçicës ,Petrinës, Malit Pllaçin dhe Ilien në lindje; Stogovës dhe pjesës së saj e Karaormanit në veri dhe krahinës malore Gora në jug .Pellgu përfshin sipërfaqe prej 103.407ha.Struga gjendet në lartësi mbidetare prej 698m.Struga është e vendosur në rrëzë të malit Jabllanica në Pellgun e Ohrit dhe në anën veriore të Liqenit të Ohrit pranë vendit ku rrjedh lumi Drini i Zi po nga Liqeni i Ohrit. Mendohet se qysh nga periudhat e hershme kohore ka egzistuar një vendbanim me emrin Enhalon, emër që mendohet se ka prejardhje nga gjuha e vjetër greke, që në përkthim don të thotë ngjalë. Më vonëvendbanimi e mori emrin Strugë, që don të thotë mëngë dore, hu edhe atë në vendin e gjuajtjes së peshkut. Komuna e Strugës përrfshin sipërfaqe prej 573ha, ose në 1/3-tën pjesë nga linja e përgjithshme bregore e liqenit, d.m.th në gjysmën e sipërfaqes së përgjithshme të pellgut. Në këtë sipërfaqe ndodhet qyteti Strugë me 50 vendbanime ( Misleshova, Drasllajca, Moroishta, Llozhani, Bixhova, Vranishta, Belica e Poshtme, Zagraçani, Kalishti, Mali Vllaj, Ladorishti, Radozhda, Frëngova, Shumi, Oktisi, Vishnja, Belica e Epërme, Drenoku, Modriçi, Glloboçica, Nerezi, Bezeva, Jabllanica, Llakajca, Piskupshtina, Burineci, Zbazhdi, Llukova, Prisovjani, Rzhanova, Sellca, Brezova, Bogovica, Toska, Dollogozhda, Koroshishti, Livadhi, Misllodezhda, Novosela, Pohumi, Zhepini, Boroveci, Llabunishti, Podgorca, Tashmaronishta, Veleshta, Tateshi i Epërm, Tateshi i Poshtëm dhe Dobovjani ).
  • Fshatrat shtrihen :
· Nga ana e majtë e Drinit në lindje të rrëzës së Malit Jabllanica, si fshatra të Drimkollit të Strugës dhe dy fshatra ne bregun e liqenit. · Në rrëzën malore të Jabllanicës fshatrat e Drimkollit të Dibrës.
  • Pozita gjografike
· Nga ana e djathtë e Drinit ndodhet krahina e Malësisë, por më në veri të saj krahina e Zhupës së Dibrës. · Në rrezen jugore të Karaormainit dhe në skajin e fushës. · Në pjesën përfundimtare të Fushës së Strugës. Fshatrat e Komunës së Strugës kryesisht janë të tipit të ngushtuar.

 


No comments:

Post a Comment