Saturday, October 16, 2010

Facebooku dhe Adoleshenca

Adoleshentët? Gjithmonë janë në kërkim të miqve të rinj në "Facebook", të videove të shkarkuara në "You Tube" dhe një në tre veta pi duhan. Ajo që ka fotografuar këtë fenomen është një shoqëri amerikane, e cila ka bërë një studim mbi "Zakonet dhe stilin e jetës së adoleshentëve". Studimi kryhet çdo vit që prej 1997-ës te 1300 nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, me moshë nga 12 deri në 14 vjeç. Përdorimi i kompjuterit dhe i internetit mes adoleshentëve, nga viti 2000 e deri më sot, është rritur në mënyrë konstante e të vazhdueshme. Në vitin 2000, vetëm 37 për qind e adoleshentëve kishte një kompjuter personal, ndërkohë që vetëm 5 për qind navigonte në internet. Sot 97 për qind e adoleshentëve ka një kompjuter personal në shtëpi (16 për qind ka më shumë se dy), ndërsa 51 për qind (55 për qind e femrave) lidhet çdo ditë me internetin; 16,7% navigon në internet tri orë në ditë. Çati dhe mesenxheri përdoren nga 75 për qind e adoleshentëve dhe rreth 80% janë frekuentues të rregullt të "You Tube"-it. 22 për qind kanë hedhur të paktën një xhirim të tyrin në "You Tube". 41 për qind ka një blog të tijin, në të cilin hedh vazhdimisht muzikë dhe fotografi. Në "Facebook", fenomeni i vitit, 50 për qind e adoleshentëve ka një adresë, ndërsa 17 për qind deklaron se është gati të regjistrohet. Qëllimi i garës është që të kenë sa më shumë miq dhe kështu u drejtohen të panjohurve, por me një kusht, (siç ka treguar një 13-vjeçare, pjesëtare e grupit të studimit) të jenë vetëm fëmijë.
Tani më kompjuteri është bërë një mjet tepër personal, në kuptimin që 54 për qind e adoleshentëve e kanë në dhomën e tyre dhe 21,7 për qind navigon në internet në orët e vona të natës, para se të bjerë për të fjetur. "Ky është një fakt që tregon se adoleshentët po bëhen gjithnjë e më autonomë dhe kontrollohen pak nga prindërit ku hyjnë në internet", thotë një nga udhëheqësit e studimit.
Fatkeqësisht me përdorimin e shumtë të internetit është shtuar edhe rreziku për të përdorur sjellje të pahijshme. Shkëmbejnë me njëri-tjetrin numra telefonash, fotografi (edhe provokuese) dhe janë gati të takohen edhe me të panjohur. Ndryshe nga dikur, sot është shtuar koha që kalojnë në internet.
Adoleshentët nuk e kuptojnë rrezikun që u kanoset duke çatuar në internet. Sigurisht që bashkëbiseduesit në anën tjetër mund të jenë adoleshentë, por kjo gjë nuk e ul aspak rrezikun. Nëse prindërit do të ishin më të kujdesshëm me fëmijët dhe nuk do t‘i lejonin ata të kalonin shumë kohë në internet, atëherë adoleshentët do të mësoheshin me rregull dhe kërkesë llogarie. Por edhe heqja e internetit ka avantazhet dhe dizavantazhet e veta. Për shembull, nëse adoleshentëve do t‘u ndalohej navigimi në internet, atëherë ato do t‘i riktheheshin televizorit, duke mos ia ndarë sytë për orë e orë të tëra në ditë. 23 për qind e adoleshentëve shohin televizor mbi tri orë në ditë. Nga përgjigjet e të intervistuarve, 7 për qind e adoleshentëve ka deklaruar se e kalon kohën para televizorit e internetit. Pra në bazë të përgjigjeve, dimë se shumë të rinj kalojnë mesatarisht 4-5 orë në ditë para ekranit të një monitori. Kompjuteri dhe interneti mund të zëvendësojnë një mik, dashurinë, komunikimin me njerëzit e gjallë, jetën reale. Interneti shformon realitetin. Duke qenë në shërbimin e tij, adoleshentët rrezikojnë të bëhen viktimat e tij. Po mos ndoshta është vonë të reagojmë? Jo, sepse kemi reaguar menjëherë. Faza e eksperimentimit të lirë ka përfunduar, të rriturit duhet të kuptojnë se një botë virtuale e pakontrolluar mund të jetë shumë e rrezikshme. Shumë studime kanë treguar se fëmijët duan më shumë lodrat dhe ajrin e pastër. Kompjuteri është një strehë që të shtyn drejt vetmisë.
Nxitjet dhe nismat e ndryshme nuk mungojnë: në treg janë hedhur lloje të ndryshme kompjuterësh nga ata për minorenë tek ata portabël, të përshtatshëm për nevojat e fëmijëve, prezantuar Këshilli i Europës, të cilët ofrojnë shumë informacione dhe kontakte. Por mbi temën e madhe, se si është e mundur t‘i mbrojmë fëmijët nga kompjuteri, ekspertët ndahen. Limiti i kohës së përdorimit të kompjuterit është një mënyrë e thjeshtë, e rreme, pohon një psikiatër. Sot po rritet një brez që është shumë i lidhur me botën virtuale. Me përdorimin e kompjuterit dhe internetit, truri i tyre funksionon ndryshe. Problemi nuk qëndron te vendosja e limiteve, por te fakti që ta integrojmë jetën në fushën dixhitale me raportin njerëzor.
Prindërit duhet ta kuptojnë botën e fëmijëve, pa harruar që nesër më shumë se sot, përdorimi i kompjuterit do të jetë edhe më i pashmangshëm, të paktën 10 orë në ditë, si në punë ashtu dhe shtëpi.
Gjithashtu, fëmijët dhe të rriturit do të jenë më të ekspozuar ndaj rreziqeve: "Nuk mendojmë vetëm për pisllëqet dhe pornon. Do të përballemi edhe me probleme të tjera. Për shembull, anoreksiket dhe anoreksikët që fshihen në jetën reale, gjejnë një dimension dhe kontakt me të tjerët përmes botës virtuale". Të mos harrojmë dhe një tjetër realitet: pjesa e më e madhe e telefonave nuk tingëllojnë vetëm për të lajmëruar një rrezik apo për të denoncuar dhunë. Këto telefonata vijnë nga fëmijët dhe adoleshentët që vuajnë nga vetmia. Pra a është e vlefshme zgjidhja që fëmijët nuk duhet të prekin kompjuterin? Çështja vazhdon të mbetet e hapur.

Sistemi Djellor

Larearth2 e0.gif
Pamje artistike e sistemit diellor. Masat dhe largësitë jo sipas shkallës. (Nga e majta në të djathtë:) Plutoni, Neptuni, Urani, Saturni, Jupiteri, Rripi asteroidal, Dielli, Afërdita, Toka, dhe Hëna e saj dhe Marsi. Në të majtë shihet edhe një kometë.
Planetët e radhitur sipas afërsisë (largësisë) së tyre nga Dielli.
Sistemi diellor
Sistemi diellor është sistem i organizuar planetësh, të cilët sillen rreth Diellit. Sistemi diellor është një sistem planetar i përbërë nga trupa qiellorë të ndryshëm që mbahen në orbita nga forca e gravitetityllit tonë, Diellit. Është i përbërë nga tetë planetë (dhe 166 hënat e tyre), nga tre planetë xhuxhë (Ceresi, Plutoni, Erisi dhe katër hënat e tyre), dhe miliarda trupa të vegjël. Këtu bëjnë pjesë trupat e Rripit të Kuiperit, disa dhjetëra mijëra asteroidë, një numër i pacaktuar por me siguri shumë të madh kometash, meteoritësh, dhe pluhuri ndëryjor.
Planetët e sistemit diellor sipas largësisë nga dielli janë: Mërkuri, Afërdita, Toka, Marsi, Jupiteri, Saturni, Urani dhe Neptuni. Prej këtyre tetë planetëve gjashtë prej tyre kanë satelitë natyrorë të emërtuar zakonisht "hëna" sipas emrit të Hënës së Tokës, dhe secili prej planetëve të jashtëm është i rrethuar nga rrathë planetarë prej pluhuri dhe grimcash të tjera. Të gjithë planetet, përveç Tokës, janë emëruar sipas perëndive dhe perëndeshave të mitologjisë greko - romake.

Tabela e përmbajtjeve

[fshih]

 Ndërtimi i sistemit diellor

Dielli është ylli në qëndër të sitemit diellor që prodhon dritë e nxehtësi (elmente të domosdoshme për jetën në tokë). Toka dhe trupat e tjere qiellore të sistemit diellor (duke përfshirë planetet, asteroidet, meteoritet, kometat dhe pluhurin kozmik) rrotullohen rreth diellit (revolucioni) dhe boshtit te vet (rrotacioni). Dielli përbën 99% të masës së sistemit diellor. Energjia diellore mbështet pothuaj të gjithë jetën në tokë nëpërmjet fotosintezës që nga shfaqja e organizmit të parë. Njerëzit e përdorin energjinë diellore për ndriçim, ngrohtësi, rritjen e të korrave dhe për shndërrimin e fuqisë diellore në energji elektrike. Nxehtësia e krijuar nga dielli përcakton klimën (moti) dhe ndërrimin e stinëve në tokë, pra dielli është element i cili mundëson jetën dhe zhvillimin e saj normal në tokë.
Shenja astronomike e diellit është ☉.
Rreth 71% e masës së diellit është hidrogjen, 27% është helium, dhe pjesa tjetër 2% përbëhet nga sasi të vogla elementesh të rënda. Mosha e diellit është rreth 4.6 miliardë vjet dhe ai është pothuajse në gjysmën e ciklit të tij të zhvillimit gjatë të cilit ndodh proçesi kimik i shndërrimit të hidrogjenit në helium. Gati 5 milionë ton lëndë diellore kthehet në energji çdo sekondë brenda bërthamës së diellit, duke prodhuar neutrino dhe rrezatim diellor. Pas rreth 5 miliard vjetësh dielli do të shndërrohet në fillim në një gjigand të kuq dhe pastaj në një xhuxh të bardhë, duke krijuar një mjegullnajë planetare.

Studime fizike

Planetët dhe Toka

Planetet ne Sistemin Diellor ndahen ne dy kategori: planete tokesore (Merkuri, Aferdita, Toka dhe Marsi) dhe planete gjigande (Jupiteri, Saturni,Urani dhe Neptuni).
Planetet gjigande ndodhen larg Diellit, kane permasa te medha dhe dendesi te vogla. Mund te konsiderohen si "topa" te madhenj prej lende gazore, e cila mbahet ne saje te forces se krijuar prej vete kesaj lende. Vetem ne brendesine e thelle te tyre ndodhet nje qender e ngurte. perbehen kryesisht nga hidrogjeni dhe heliumi.
Planetet tokesore ndodhen me afer Diellit dhe jane relativisht te vogla. Ato mbeshtillen nga nje qender e ngurte "trualli" qe u jep kuptim emertimit te tyre. Jane mjaft te dendura dhe permbajne shume pak hidrogjen dhe helium.

 Satelitët natyrorë

Satelitet natyrore jane trupa qe rrotullohen rreth planeteve. Deri ne vitin 1970 njiheshin vetem 32 stelite, sot numri i tyre eshte mbi 60. Hena eshte sateliti natyror i Tokes. Ajo nuk ka atmosfere dhe nuk ka aktivitet gjeologjik. Ne diskun e henes dallohen dy tipa siperfaqesh: zonat e ndricuara "kontinentet" qe jane zona me kratere te madhesive e thellesive te ndryshme dhe zonat e erreta, "detet" qe jane zona te sheshta. Faqja e fshehur henes eshte eksploruar me sonda hapesinore.
Dy satelitet e vetem te Marsit quhen Fobos dhe Deimos. Jane shume te vegjel kane forma te parregullta, gjenden shume afer Marsit, nuk kane atmosfere dhe asnje aktivitet gjeologjik, kane ngjyre shume te erret.
Jupiteri ka 17 stelite, nder me te medhenjte jane kater, Io, Europe, Ganimed dhe Kalisto, zbuluar nga Galileu. Io eshte shume aktiv nga pikepamja gjeologjike, tete vullkane jane ende ne aktivitet. Europa perkundrazi, eshte nje satelit shume i lemuar. Ganimed eshte me i madhi nga satelitet e Jupiterit dhe dhe ka nje reliev mjaft te pasur, kurse Kalisto ka nje siperfaqe te mbushur me kratere.
Saturni ka 18 satelite, nder te cilet shquhen tre: Hiperioni, Zhapeti dhe Titani. Hiperioni i vogel me forme shume te crregullt turbullohet ne levizjen e tij nga satelitet e tjere dhe kryen levizje krejt kaotike. Eshte i vetmi satelit i sistemit diellor qe mund t'ia ktheje te gjitha pamjet planetit te tij. Zhapeti shquhet per dy faqet e tij krejt te ndryshme, njera sterre e zeze, kurse tjetra e bardhe si debora. Ngjyra e zeze e njeres faqe vjen nga goditjet qe ka marre nga coperat e sateliteve te tjere te Saturnit. Titani eshte shume i njohur per nga cilesite e tij te peraferta me token: atmosfere azoti, trysni atmosferike gati sa e tokes, e cila permban dhe molekula organike komplekse, gati per te dhene forma jete, vetem se temperatura eshte shume e ulet -200 grade C!
Urani ka 15 satelite, nder te cilet dallohet Miranda.

Vanessa Hudgens - Say Ok

We're All in This Together

Justin Bieber - One Less Lonely Girl

mbeturinat

Mbeturina është sasia e mbetur nga diçka (nga ndonjë gjësend) e që nuk ka ndonjë vlerë të caktuar.
Mbeturinat zakonisht krijohen gjatë përpunimit dhe transformimit të materieve dhe formave të energjisë. Në jetën e përditshme dallohen dy lloj mbeturinash ato industriale dhe të punishteve. Mbeturinat mund të shkaktojnë dëme në shëndetin dhe jetën e njerëzve nëpërmjet krijimit të nxitësve të sëmundjeve. Era dhe pamja ndikojnë jo vetëm në tokë por edhe në ambient në përgjithësi, në ajër e ujë. Sasia mesatare e mbeturina për kokë të njeriut brenda një viti fitohet kur të merret sasia e përgjithshme e mbeturinave e shprehur në kubik metër për numrin e përgjithshëm të banorëve. Në Gjermanin Federale në vitin 1984 është llogaritur të ketë qenë diku 1 metër kubikë për kokë banori. Si ndotësit më të mëdhenj llogaritet të jenë zhiva, kadmiumi, substanca me përbërje të cilave gjendet arseni dhe lidhjet e ndryshme organike e biologjike që vështirë shpërbëhen (p.sh shpërbërja e lidhjeve organike me sasi të mëdha klori) apo substanca që mund të shkaktojnë kancerin (p.sh substancat që digjen e që kanë për bazë benzinën) si dhe mbeturinat problematike (p.sh mbeturinat shtëpiake të spitaleve e thertoreve). Mbeturinat radioaktive (mbeturinat atomike/bërthamore) paraqesin një problem shumë të madh për shkak të shpërbërjes së ngadalshme, këto mbeturina vinë si pjesë e përpunimeve të ndryshme apo përdorimit të substancave radioaktive (si do mos në reaktorët bërthamore). Këto mbeturina ndikojnë shumë në zvogëlimin e ripërdorimit të sasisë së mbeturinave, hedhin poshtë mundësin e ri prodhimit e të ri përdorimit të mbeturinave.

Friday, October 15, 2010

interneti dhe zhvillimi i tij

Zbulimet shkencore dyfishohen çdo 10 vjet dhe gjithashtu shumëfishohet edhe informacioni në lidhje me këto zbulime shkencore. Që kjo sasi e madhe informacionesh të përcillet tek miliona njerëz në botë, nevojiten potenciale të mëdha
 në teknologjinë e komunikacionit të cilat duhet të kenë edhe shpejtësi të jashtëzakonshme. Satelitët, interneti, mediat si radio, televizioni, shtypi dhe libri kanë përgjegjësinë për përcjelljen e rrjedhave të mëdha të informacionit në mbarë botën. Por progresi shkencor dhe teknologjik në botën aktuale është kaq i shpejtë, saqë po shkurtohet çdo ditë distanca mes kohës së një zbulimi shkencor dhe zbatimit të tij në praktikë. Në të kaluarën nevojiteshin 150 vite në mënyrë që një zbulim i madh shkencor të gjente zbatim në praktikë, por gjatë viteve të fundit të shekullit 20, kjo kohë u reduktua shumë. 40 vjet më parë kur në universitetin UCLA, filloi një testim mbi sistemin kompjuterik , askush nuk mendonte se me shpejtësi do të plotësohej ky sistem dhe se interneti do të kishte formën aktuale. Gjatë viteve të fundit, interneti është shndërruar në rrjetin më të madh të komunikacionit mes popujve të botës dhe numri i përdoruesve të internetit në botë, ka kaluar shifrën 1.5 miliard persona. Sipas sondazheve të kryera në vitin 2009, interneti ka kryer një nga ndryshimet më të mëdha në jetën e përditshme të njerëzve të botës.

 48% e të anketuarëve në një sondazh në Europë, e quajtën internetin simbol të dekadës së fundit. Interneti përveçse është kthyer në mjetin më të rëndësishëm të komunikacionit dhe ka përshpejtuar procesin e zhvillimit shkencor në botë, luan një rol të rëndësishëm edhe në ekonominë globale. Kriza financiare në botë gjatë viteve të fundit ka ndikuar edhe në teknologjitë e informacionit dhe komunikacionit. Kompanitë telefonike, televizionet dhe mediat tradicionale, tashmë kërcënohen seriozisht nga interneti. Dan Shiller profesor i universitetit të Ilinoisit dhe autor i librit “Kapitalizmi dixhital” në një artikull shkruan: “ Interneti është një nga mekanizmat më të rëndësishëm që krijon kushtet për zgjerimin e komunikimit social në sistemin kapitalist. Për këtë arsye sundimi mbi internetin është ruajtur me fanatizëm nga SHBA. Amerika ka një rol dhe pozitë të privilegjuar në këtë fushë. Si shembull mund të themi se vendimi përfundimtar në lidhje me sistemin e shpërndarjes së internetit merret nga instancat më të larta të pushtetit në SHBA. Përveç kësaj, të gjitha pajisjet e rrjetit Routing në nivel botëror garantohen nga Amerika dhe sajtet e kërkimit në internet posedohen nga kompanitë amerikane”.

Dan Shiller në vazhdimit të shqyrtimit të rolit të internetit në zgjerimin e kapitalit të SHBA thekson rolin e rëndësishëm të internetit në shkëmbimet ekonomike. Në kulmin e krizës ekonomike, trafiku botëror i internetit në vitin 2009 shënoi një rritje prej 74%. Si rrjedhim, arrijmë në konkluzionin se rrjeti informativ i internetit ka lulëzuar fuqishëm edhe në kushtet e rënda ekonomike globale. Një nga shkaqet e kësaj çështjeje është ndihma e internetit për kultivimin e sektorëve të tjerë të kulturës dhe mediave. Sipas një studimi të ri, në vitin 2010 do të marrin një zhvillim të madh aparaturat e letërsisë elektronike, çka do të ndikojë në shtimin e interesit të përdoruesve të internetit. Kjo metodë do të dëmtojë metodën tradicionale të shitjes së librave për shkak të lehtësirave të shumta që ofron në gjetjen, blerjen dhe leximin e librave. Reklama në internet sëbashku me mundësinë e blerjes elektronike bëhen shkak që librat tu arrijnë me shpejtësi klientëve, çka padyshim do të ndikojë edhe në shtimin e numrit të lexuesve të librave. Libri në të kaluarën ka qenë një nga mjetet kryesore për transferimin e shkencës dhe të civilizimit, por sot edhe ky mjet varet nga teknologjitë e reja. Amerika dhe vendet evropiane që përbëjnë rreth 20% të popullsisë së botës, për shkak të posedimit të teknologjive të reja të botimit dhe shpërndarjes, prodhojnë rreth 70% të librave në botë. Megjithëse sot prodhimi i librit dhe shkencës është një prioritet, nuk është më pak i rëndësishëm edhe potenciali i ofrimit të tyre tek publiku. Vendet e botës tashmë janë më shumë të interesuara për të poseduar teknologji të reja dhe për të marrë sa më shumë informacione në këtë fushë. Këto vende duke shfrytëzuar metoda të reja të mësimdhënies dhe të zhdukjes së analfabetizmit, posedimin e shkencave të reja e kanë kthyer në një prioritet kryesor.

 Si rrjedhim, mund të themi se shfrytëzimi i librit dhe mjeteve të tjera të informimit nga ana e njerëzve do të zgjerohet në të ardhmen. Statistikat shqetësuese për prodhimin e pakët të librave në disa vende të botës, janë bërë shkak që ofrimi i librave dhe kultivimi i kulturës së leximit të librave të kthehet në një nga objektivat serioze të qeverive. Sipas statistikave, në kontinentin e Afrikës për çdo një milion banorë botohen vetëm 20 tituj librash, ndërsa në vendet evropiane për çdo 1 milion banorë botohen mbi 800 tituj librash. Një çështje e rëndësishme është përpjekja për shtimin e numrit të lexuesve të librave nëpërmjet sistemit të mësimdhënies. Mësimdhënia nëpër shkolla, mjetet e komunikacionit publik dhe programimi i kohës së lirë, janë disa nga mënyrat për shtimin e numrit të lexuesve të librit. Në këtë drejtim një shembull i qartë vërehet në shoqërinë iraniane. Niveli i leximit të librave në Iran, tregon se gjatë viteve të fundit është shtuar shumë numri i lexuesve të librave të ndryshëm me tema të shëndetësisë, psikologjisë, sociologjisë dhe teologjisë. Për këtë arsye është rritur mjaft niveli i informimit publik dhe populli iranian është më i interesuar dhe i informuar në lidhje me tema të rëndësishme sociale dhe publike të cilat kanë të bëjnë me fatin e shoqërisë. Gjithashtu, shtimi i botimit të librit në Iran në krahasim me vitet e kaluara dëshmon se edhe publiku iranian është më shumë i interesuar për tu informuar nëpërmjet librave. Padyshim që diçka e tillë ka lidhje direkte me zhvillimin e mjeteve të tjera të komunikacionit.

 Ndër vendet e rajonit të LM, Irani është vendi me numrin më të madh të përdoruesve të internetit. Në vitin 2005, 8% e popullsisë së Iranit, pra afro 5.5 milion persona përdornin internetin, çka shënon një rritje prej 2300% në krahasim me vitin 2000. Shumica e përdoruesve të internetit në Iran janë të rinjtë. Të rinjtë e moshës 18-28 vjeç shumicën e kohës së lirë të tyre e kalojnë duke lexuar artikuj shkencorë në internet për tu njohur me arritjet më të fundit të shkencës dhe teknologjisë. Shumë specialistë parashikonin se me zhvillimin e internetit do të lihet mënjanë kultura e botimit dhe e leximit të librit, por diçka e tillë nuk ndodhi. Interneti si një mjet i rëndësishëm komunikimi, konsiderohet si fenomeni i dekadës së fundit që ka luajtur një rol të rëndësishëm në rritjen e nivelit të dijeve publike, por zhvillimi i internetit është shoqëruar edhe me shtimin e interesimit të publikut për librin. Në fakt, një nga ndikimet pozitive të zhvillimit të internetit është rritja e numrit të lexuesve të librit dhe shtimi i tirazhit të librave. Në këtë kuadër një vend të veçantë zënë librat që ofrohen në internet dhe që mund të posedohen lehtësisht nga lexuesit në mbarë botën.

Muhamedi A.S

Historia e Muhamedit dhe Kuranit
Fëmijëria tragjike
Jeta e hershme e Muhamedit në Gadishullin arabik është një ngjarje e tragjedisë dhe e përpjekjeve të shumta. Ai qe lindur në vitin 570 m.K. Babai i tij, Abd-Allahu, vdiq para se të lindte. Allahu ishte pjesë e emrit të babait të tij sepse ky ishte emri i hyjnisë kryesore të klanit të tij. Eminja, nëna e Muhamedit, ndoqi një zakon të vjetër arab duke ia dhënë foshnjën një gruaje beduinase për ta ushqyer për një periudhë të gjatë. Kur ai ishte gjashtë vjeç, nëna e tij vdiq. Të ishe jetim në Mekën e shekullit të gjashtë qe një situatë e pikëlluar. Abu-Talibi, kreu i klanit të varfëruar Hashim nga fisi Kurejsh ishte xhaxhai i tij, të cilit i ishte besuar djali. Ai u rrit në një mjedis të konflikteve të dhunshme në mes të individëve dhe fiseve.
Martesa e shkatërruar nga vdekja
Një nga mënyrat një person në pozitën e Muhamedit do të mund të fitonte pasuri dhe fuqi ishte për t’u martuar me një grua të tillë. Një grua tregtare dyzet vjeçare e quajtur Hatixhe vendosi ta martohej me Muhamedin njëzet-e-pesë vjeçar nëse do ta dëshmonte veten përgjegjës duke vepruar si agjent në karvanët e saj për në Siri. Ajo ishte e martuar dy herë më pare. Deri në vdekjen e saj, Hatixhja ishte gruaja e vetme e Muhamedit. Ata rritën katër vajza sepse dy djemtë e tyre vdiqën si foshnje. Përkundër gruas së tij me ndikim, Muhamedi përpiqej të fitonte respekt nga tregtarët Mekas të cilët e përjashtuan atë nga rrethi i tyre i brendshëm. Është e mundshme që kjo gjë ishte një faktor që e drejtoi atë në kërkim të ndihmës shpirtërore.
Kërkimi religjioz
Muhamedi e perceptoi jetën religjioze arabe më tepër trazuese se sa ndihmëse. Të krishterët e perandorive Romake dhe Bizantine dominonin shumicën e botës dhe kishin fituar të konvertuar në Arabi. Edhe kushëriri i Hatixhes, Varaqa, qe bërë i krishterë. Në gadishullin arabik kishte po ashtu edhe fise të pasura hebraike, ndonëse religjioni kryesor i vendit dhe besimi i fisit të Muhamedit ishte adhurimi i idhujve.
Meka ishte qendra e këtij religjioni politeist të cilit Muhamedi i takonte. Këta paganë luteshin duke u kthyer nga Meka. Ata udhëtonin në Mekë për pelegrinazhe vjetore. Ata do të hynin në një arenë (Mesxhid) ku do të silleshin përreth një ndërtese antike nga guri i lartë rreth 14 m, i gjerë 10m dhe i gjatë 15m, e quajtur Qabja, e cila ishte e mbushur me idhuj. Guri i zi mund të shihej jashtë Qabesë si një gur themeli. Guri apo meteori puthej në shenjë nderimi. Rreth 1 milje larg Qabesë, në Vadi Mina, pelegrinët hidhnin gurrë në shtyllën e cila përfaqësonte djallin. Ata besonin në muajin lunar të agjërimit dhe dhënies lëmoshë ndaj të varfërve.
Kur Muhamedi zuri kontrollin mbi Mekën, ai i shkatërroi të gjitha idhujt brenda Qabesë, përveç gurit të zi të respektueshëm. Sidoqoftë, ai ruajti çdo njërën nga këto praktika pagane dhe sot ato përbëjnë një pjesë domethënëse të ritualeve monoteiste islamike. Kjo me siguri mundësoi që konvertimi të ishte më i lehtë për njerëzit në ditët e Muhamedit. Shumë nga myslimanët e sotëm, edhe pse kanë vështirësi në të ndjekurit e këtyre ritualeve dhe në anën tjetër duke mbajtur ritmin në një shoqëri me teknologji të lartë. Shumica e myslimanëve po ashtu jetojnë larg Arabisë Saudite ku duhet të shkojnë për pelegrinazh, e cila bëhet barrë e madhe financiare për ta.
Kurani
Situata dëshpëruese e Muhamedit arriti kulmin në shpalljen e përvojave shpirtërore. Për arsye të tij, Muhamedi filloi të meditonte në shpella të shkretëtirës. Ai pohonte që gjatë momenteve të tilla ai qe vizituar nga një qenie shpirtërore e cila e urdhëroi atë të recitonte disa fjali. Më vonë, Muhamedi besoi që ishte i demonizuar dhe bëri përpjekje vetëvrasëse por pastaj sërish pohoi të ishte i shpëtuar nga një shfaqje tjetër shpirtërore, e cila e siguroi atë rreth profetësisë së tij.
Bazuar në historinë myslimane, Muhamedi vazhdoi të pranonte mesazhe. Ai i recitonte ato ndjekësve të tij të cilët i shkruanin në çfarëdo objekti të mundshëm si gurë apo eshtra. Këto mesazhe vinin ndërkohë që Muhamedi kishte episode të cilat dukeshin të ishin konvulsione. Në vazhdën e këtyre fjalëve magjike, Muhamedi fliste sikur Allahu të ishte duke folur në vend të tij. Ai pohonte që udhëzuesi i tij shpirtëror, të cilin më vonë e identifikoi si engjëlli Gabriel, drejtonte mesazhet nëpërmjet zbulesave të tij poetike. Kurani e bën të qartë që shumica e të krishterëve dhe hebrenjve të kohës së tij besonin se sjellja e tij ishte e një të çmenduri apo e një të demonizuari. Në fillim këto thënie qenë të shkurtra, por më vonë në jetën e tij ato u bënë mjaft të gjata.
Dekada e mohimit
Kurani ka një kualitet të caktuar poetik, gjë të cilën myslimanët e besojnë të jetë mrekullisht e bukur. Megjithatë, shumica dërrmuese e bashkëkohësve të Muhamedit nuk besonin që vargjet e Muhamedit ishin të jashtëzakonshme meqë gadishulli arabik ishte i famshëm për poetë të shumtë dhe parashikues mistik. Ky fakt është dëshmuar edhe në Kuran vetë.
Mënjanë stilit të shkruar, përmbajtja e mesazhit qe ofenduese për adhuruesit e idhujve në Mekë. Muhamedi recitonte vargje që shpallnin Allahun të ishte një dhe i vetmi hyjni. Mesazhi i tij dënonte adhurimin e idhujve, mbi të cilin bazohej ekonomia mekase.
Si rrjedhojë, Muhamedi fitoi shumë pak ndjekës në dhjetë vitet e para të profetësisë së tij të vetë-shpallur. Madje edhe fisi i tij u kthye kundër tij, gjë që ishte e padëgjuar në një kohë kur besnikëria ndaj klanit ishte bazamenti i kulturës.
Ndërsa Muhamedi kërkoi të transferonte lëvizjen e tij në një qytet që quhej At-Taif, udhëheqësit përfunduan negociatat me një kundërshti aq të fortë sa që inkurajuan banorët e komunitetit të hidhnin gurë në Muhamedin deri sa ai tërhiqej.
Lufta e shenjtë
Mekasit thurnin kurthe për t’ia marrë jetën Muhamedit andaj rilokimi në një vend tjetër qe i domosdoshëm. Negociatat me qytetin e Medinës kaluan shumë më mire se ato në At-Taif. Medina qe një qendër e përparuar bujqësore që vuante nga grindjet fisnore. Disa në Medinë shpresuan që prezenca e myslimanëve do t’i sillte një kuptim shpirtëror paqes dhe Muhamedi u ftua të vinte si arbitër i mosmarrëveshjeve. Pikërisht para se mekasit u përpoqën të ekzekutonin planin e tyre të vrisnin Muhamedin, ai dhe grupi i tij i vogël prej besimtarësh ikën për në Medinë ku komuniteti i besimtarëve të tij filloi të rritej në fuqi dhe ndikim. Dita e parë e lëvizjes së tij ishte 1 korrik, 622, m.K. Myslimanët e theksojnë këtë date si ditën e parë të kalendarit islamik.
Shpejt pas shpërnguljes, religjioni islamik u kthye në dhunë si mënyrë e sjelljes me armiqtë e tyre. Muhamedi i shpalli vargjet që i lejonin myslimanët të luftonin për Islamin. Ata filluan duke i shënjuar mekasit. Myslimanët i sulmonin karvanët në emër të Allahut, e cila përfundimisht çoi në beteja zyrtare në mes tyre dhe forcave të armatosura të Mekës. Lufta u zgjerua për të përfshirë edhe ata që përkrahnin Mekën. Myslimanët filluar të fitonin pasuri me anë të fitimeve nga lufta.
Myslimanët përjetonin suksese. Fakti që ata tashmë ishin forcë ushtarake i unifikoi radhët e tyre dhe zmadhoi anëtarësimin. Ndikimi i myslimanëve mbi fiset e Medinës rritej përderisa armiqtë e tyre filluan t’u frikësoheshin atyre.
Për shembull, në Medinë kishte tre fise hebraike. Që të tre fiset mohuan Muhamedin si profet të vërtet në traditën e profetëve biblikë. Kjo duket që ka qenë një zhgënjim i madh për Muhamedin meqenëse Kurani pohon të jetë një vazhdimësi e Biblës. Nuk ka evidencë që ata ndërmorën veprime ushtarake kundër myslimanëve, porse Muhamedi i sulmonte fiset veçmas. Dy të parat, Benu Kejnuka dhe fisi Nadir, qenë detyruar të mërgonin. Forcat islamike konfiskuan shtëpitë e tyre, tokat dhe kopshtet e pasura. I fundit nga këto fise hebraike ishte Benu Kurejza. Forcat e Muhamedit i rrethuan Benu Kurejzët. Rrethimi ishte një sukses. Pas dorëzimit të të gjitha armëve të tyre ata pranuan një dekret që ishte i ashpër qoftë edhe për atë kohë. Myslimanët ekzekutuan të gjithë meshkujt hebrenj, diku në mes 600 dhe 900 ndërsa gratë dhe fëmijët e tyre u bënë skllevër të pushtuesve myslimanë apo qenë shitur. Muhamedi ishte përgjegjës rreth shpërndarjes së pasurisë së tyre. Muhamedi po ashtu mori një nga të vejat e tyre, Rajhanën, burri i së cilës sapo ishte ekzekutuar, për të qenë konkubina e tij.
Ushtarët e Mekës u takuan me forcat myslimane në betejat e Bedrit dhe Uhudit. Në betejën e Uhudit në vitin 625 m.K, Muhamedi personalisht ishte lënduar në kokë aq seriozisht sa gabimisht doli një zë që thoshte se ai kishte vdekur. Beteja ishte një barazim, por për myslimanët të ballafaqoheshin me mekasit dhe të mbijetonin pas të gjithave ishte, në një kuptim, një lloj i fitores.
Përfundimisht, forcat myslimane u forcuan mjaftë sa që Meka ra në pajtim për një marrëveshje paqësore me Muhamedin, e njohur si marrëveshja e “Al-Hudejbija” në mars të vitit 628. Sipas marrëveshjes duhej të ekzistonte paqe e siguruar për dhjetë vjet. Gabimi i mekasve në këtë marrëveshje ishte që i lejuan lirinë Muhamedit të sulmonte fiset fqinje të cilat nuk ishin të mbrojtur nga armëpushimi. Muhamedi po ashtu i lejoi sulmet të vazhdonin mbi karvanët mekase nga grupet të cilat sipas tij nuk ishin anëtarë të forcave të tij. Ata supozohej që vepronin përtej kontrollit të Muhamedit.
Marrëveshja qe thyer vetëm dy vjet pas ratifikimit. Ekzistojnë arsye të ndryshme rreth faktit se si armëpushimi qe mbaruar, por përfundimi është histori. Muhamedi pohoi që Marrëveshja Paqësore Al-Hudejbija ishte thyer nga mekasit. Forcat e tij islamike invaduan dhe pushtuan Mekën në janar të vitit 630.
Pas vdekjes së Muhamedit, fitoret ushtarake islamike në Afrikën veriore, Evropë dhe në Lindjen e Mesme me siguri i shtuan përhapjes së religjionit siç bëri tregtia ndërkombëtare me vendet aziatike. Përdorimi i forcës nga ana e myslimanëve kundër armiqve të tyre, si pjesë e detyrës së tyre religjioze e njohur si “xhihad” apo “lufta e shenjtë”, është edhe më tej gjerësisht e praktikuar përreth mbarë botës në mileniumin e ri për vetë-mbrojtje dhe për të zgjeruar fuqinë dhe ndikimin islamik. Pyetja me të cilën myslimanët ballafaqohen është si dhe kur xhihadi duhet vënë në praktikë.
Suksesi i Muhamedit
Muhamedi kishte pasuri dhe fuqi të pamasë në vitin e tij të gjashtëdhjetë. Ngritja e dominimit të tij në Medinë dhe fitorja përfundimtare e myslimanëve mbi Mekën i solli Muhamedit kontroll të plotë rreth territorit të zgjeruar. Ai konsiderohej si zëri i Allahut. Ai kontrollonte fatin dhe pronën e atyre që kundërshtonin Islamin. Shumë komuniteteve hebraike dhe krishtere u ishte lejuar një liri adhurimi përderisa i paguanin taksat Muhamedit, i nënshtroheshin tiranisë islamike dhe ndalonin së shpalluri besimin e tyre me qëllim ungjillëzimi.
Respekti që i ishte dhënë atij ishte aq i madh sa edhe në ditët e sotme mendimet e tij rreth rregullave mbi sjelljen, veshjen, zakonet e përditshme madje edhe stili i mjekrës mbahet si shembull për t’u ndjekur në mbarë botën. Mendimet e Muhamedit dhe historia e ngritjes së tij në fuqi janë të përshkruara në shkrime të quajtura “hadithe”. Hadithi nuk është një vëllimesh por më tepër një numër i madh i teksteve të grumbulluara disa qindra vite pas kohës së Muhamedit. Më të respektuarat nga këto është koleksioni i quajtur “Sahih Al-Buhari”. I detajizon rregullat që Muhamedi i dha për jetën e përditshme, mburrjet e akteve heroike të Muhamedit dhe i ofron një myslimani besnik një udhërrëfyes për jetën e përditshme.
Për dikë i cili duhej të dëshmonte veten të denjë për të martuar një të vejë të pasur, Muhamedi tani kishte marrëdhënie të shumta femërore. Pas vdekjes së Hatixhës, Muhamedi kishte përafërsisht gjashtëmbëdhjetë gra plus vajza skllave që ishin zënë në beteja. Në momentin e vdekjes së tij Muhamedi kishte nëntë gra që ende jetonin dhe dy vajza skllave. Dy nga martesat e tij kontroverse ishin martesat me Ajshën dhe Zejnebën. Ajsha i ishte premtuar Muhamedin kur ishte gjashtë vjeçe për t’u futur në lidhje martesore në kohën kur ajo ishte vetëm 9 vjeç atëherë kur luante ende me lojëra. Në atë kohë Muhamedi ishte pesëdhjetë e tre vjeçar. Zejnebja ishte ish gruaja e djalit të tij të adoptuar. Historia myslimane duket e qartë që Zejnebja ishte divorcuar sepse Muhamedi e dëshiroi nusen e djalit të tij.
Kritikat e sjelljes së Muhamedit qenë kundërshtuar shpesh nga shpalljet e vargjeve të Kuranit nga ana e Muhamedit. Në këtë mënyrë, ishte sikur Allahu të mbronte sjelljen e Muhamedit. Vargjet qenë gjithashtu cituar nga Muhamedi për t’i instruktuar gratë e tij dhe publikun gjeneral rreth asaj se si duheshin të silleshin drejt tij. Myslimanët u besonin urdhërimeve të tilla dhe të gjitha vargjeve të cituara nga Muhamedi qenë grumbulluar në tekstin e Kuranit.
Kurani bëhet një Libër
Së shpejti pas vdekjes së Muhamedit, vargjet e tij mbeten të shkruara nëpër gurë, eshtra, lëkurë dhe të fshehura në kujtesën e ndjekësve të tij. Vitet kaluan dhe shumica e tyre, që pohonin të mbanin në mend të tërë Kuranin, qenë mbytur në luftëra. Disa prej gjërave në të cilat u shkruan vargjet ishin dëmtuar apo humbur. Si rezultat, ekspertët me një urgjencë të madhe ndanë atë që kishin mbajtur mend dhe mblodhën vargjet e regjistruara nga të tjerët për të prodhuar Kuranët e parë. Ato qenë kopjuar dhe shpërndarë anembanë komuniteteve islamike.
Myslimanët sot janë të përkushtuar ndaj idesë që ekziston një Kuran origjinal që ishte grumbulluar pa asnjë gabim, lënie anash apo shtesë. Megjithatë, historia islamike dëshmon se mbase katër deri në shtatë versione të ndryshme të Kuranit dolën në shesh. Njëri nga trashëgimtarët e Muhamedit, kalifi Uthman, qe shokuar nga ky fakt. Ai caktoi një komision prej tre njerëzish për të konstruktuar versionin e standardizuar të Kuranit. Pastaj udhëheqësit myslimanë u përpoqën t’i djegin të gjitha versionet e Kuranit (Sahih Buhariu, Vëll.6, fq 479).
Hadithi më i respektuar përshkruan që madje edhe kopja e standardizuar e Uthmanit duhej të korrigjohej. Njëri nga anëtarët e komisionit, Zeidi, tregoi si e kishin kuptuar që një varg mungonte. Ata kërkuan dhe e gjetën nga një njeri i thirrur Kuzaima-bin-Tabit al Ansari. Tradita thotë që pasazhi që ishte shtuar tek versioni i standardizuar gjendet në kapitullin e tridhjetë e tretë, vargu njëzet e tre të Kuranit modern (Sahih Buhariu, vëll.6, fq.479). Edhe me shtimin e këtij pasazhi, ekzistojnë tradita islamike më pas të besueshme që raportojnë se vargje të caktuara janë lënë anash versionit të standardizuar të Uthmanit. Ishte raportuar se Muhamedi recitonte vargje të Kuranit që urdhëronin gurëzimin e kurorëshkelësve (Ibn Ishak, Sirat Resulullah, fq.684). Ky mësim nuk gjendet sot në Kuran.
Mundësia e humbjes së vargjeve që urdhëron gurëzimin e kurorëshkelësve, përkrahet edhe nga praktika islamike. Që nga themelimi i Islamit, kurorëshkelësit janë gurëzuar çdo herë, megjithatë versioni i standardizuar i Uthmanit kërkon që kurorëshkelësit të fshikullohen me një qind kamxhikë (24:2).
Shumica dërrmuese e myslimanëve ofendohen fuqishëm nga studiuesit që sugjerojnë Kurani është redaktuar, ndryshuar apo në ndonjë mënyrë është ndryshe nga shpalljet origjinale të Allahut nëpërmjet Muhamedit. Ata besojnë që kopjet e djegura të Kuranëve përmbanin vetëm dallime të vogla dhe kopja standarde, e bekuar nga kalifi Uthman, qe bërë nga ndjekës të devotshëm të Muhamedit që i kishin mësuar përmendësh vargjet me një perfeksion të sigurt.
Atributet e Kuranit
Karakteristikat fizike të Kuranit janë interesante. Është një libër që është pak më i shkurtër se Dhiata e Re krishtere. Kapitujt e saj nuk qenë rregulluar me renditje siç ishin recituar, por u bazuan tek madhësia me kapitujt më të mëdhenj së pari dhe më të shkurtrat në fund. Për këtë arsye, nuk ka kronologji të ngjarjeve apo ideve. Kurani, i publikuar nga klasikët Pengun, përpiqet të korrigjoj duke i rirregulluar kapitujt sipas asaj se kur janë recituar nga Muhamedi.
Të ndjekësh vazhdën e mendimeve brenda një kapitulli është sfiduese. Subjekti brenda kapitullit dhe madje vargu mund të ndryshoj në një temë tjetër pa një tranzicion. Kjo Prandaj një studim tematik sikurse ky në këtë libër është shumë i rëndësishëm.
Kur Muhamedi i recitonte vargjet, ai nuk e përdorte vetën e parë në njëjës sikurse “Unë ju them që duhet të besoni.” Ai fliste sikur të transmetonte mesazhin nga Allahu, nëpërmjet një engjëlli, i cili është dashur të fliste në vetën e parë shumës për shembull: “Ne krijuam botën dhe ne i urdhërojmë njerëzit të besojnë në ty (Muhamed) si profet,”. Myslimanët nuk besojnë që përdorimi i vetës “ne” për Allahun është në kontradiktë me njëshmërinë e Allahut.
Muhamedi fliste arabisht që është gjuha e Kuranit. Madje myslimanët që nuk e kuptojnë gjuhën udhëzohen të mësojnë përmendësh Kuranin në arabisht. Ata e bëjnë këtë sepse besojnë që Kurani ndërpritet së qeni Kuran i vërtet kur përkthehet në ndonjë gjuhë tjetër duke e humbur kuptimin e vërtetë gjatë procesit.
Mësimet e Kuranit
Disa tema përsëriten shpesh në Kuran. Më kryesoret janë urdhërimet për të besuar në njëshmërinë e Allahut se sa në idhujtari dhe në besueshmërinë e Muhamedit si profet i njëjtë me profetët biblik. Në përkrahje të këtyre besimeve, Kurani i përsërit mrekullitë e krijimit, marrëzitë e adhurimit të idhujve, tmerret e Ditës së Gjykimit dhe konfirmimin e supozuar nga Bibla.
Fjala e “supozuar” përdoret në referencë ndaj marrëdhënies së Kuranit me Biblën për arsye të mirë. Kur hebrenjtë dhe të krishterët e kohës dëgjonin referencat e Kuranit ndaj Biblës, ata vunë re dy probleme. Ata gjetën mjaft tregime të çuditshme të portretizuara si ngjarje biblike. Njëri shembull është mbreti Solomon që komunikonte me milingona dhe zogj. Kjo ishte një arsye që Muhamedit i mungonte përkrahja e pritur nga besimet tjera monoteiste. E dyta ishte që teologjia e Kuranit ishte në kundërshti me atë të Biblës. Kurani pohonte të pajtohej me ungjillin e Jezus Krishtit ndërkohë që mohonte Trinitetin, hyjninë e Krishtit dhe shpëtimin nëpërmjet kryqit dhe ringjalljes së Zotit Jezus.
Për t’i bindur lexuesit të besojnë dhe të binden ndaj mësimeve të Kuranit, disa nxitës qenë përsëritur në tekst. Shpërblimet tokësore qenë zgjeruar siç është fitorja në luftë dhe plaçkat e luftës që vijnë nga të luftuari në rrugën e Islamit. Pas vdekjes, janë premtimet e kënaqësive sensuale në kopshtet e parajsës në kontrast me shume tmerre të ferrit.
Ekzistojnë pesë shtylla kryesore të Islamit të cilët myslimanët i theksojnë si të nxjerrura nga Kurani dhe nga librat e tyre historik të shenjtë të quajtur Hadithe. Ato përfshijnë rrëfimin që Allahu është një dhe Muhamedi është profet (Kalima), lutja që drejtohet nga Meka pesë herë në ditë çdo ditë (Salati), dhënia lëmoshë (Zeqati), një muaj agjërimi gjatë orëve të ditës të praktikuar çdo vjet (Ramazani) dhe pelegrinazhi në Mekë së paku një herë në jetën e myslimanit (Haxhi).

High School Musical 2 "Gotta Go my own way"

Sami Frasheri

Sami Frashëri është ideologu më i shquar i lëvizjes sonë kombëtare. Si udhëheqës ideologjik, demokrat, mendje e ndritur prej dijetari, ai mbetet një nga personalitetet më të rëndësishëm të Rilindjes.
Vëllai më i vogël i Abdylit e i Naimit, ai lindi në Frashër më 1850, ku mori edhe mësimet e para. Më 1871 mbaroi gjimnazin "Zosimea" në Janinë, mësoi gjuhë të vjetra e të reja dhe u pajis me një kulturë të gjerë. Më 1872 shkoi në Stamboll për punë dhe atje u lidh menjëherë me patriotë shqiptarë, me Pashko Vasën, Jani Vreton, Ismail Qemalin, Kristoforidhin, Hoxha Tasinin etj. Samiu u dallua shumë shpejt midis tyre dhe, me formimin e shoqërisë së Stambollit, u zgjodh kryetar i saj, ndonëse ishte nga më të rinjtë. Gjer në fund të jetës ai mbeti udhëheqësi kryesor i kësaj shoqërie.
Samiu ishte njeri me horizont të gjerë dhe dha ndihmesë të shquar për kulturën turke. Drejtoi disa gazeta turqisht, ku mbrojti edhe të drejtat e kombit shqiptar. Botoi në turqisht edhe një varg veprash letrare e shkencore. Ndër këto janë disa vepra themelore, si: i pari fjalor i plotë etimologjik i turqishtes, si dhe e para enciklopedi turke e historisë dhe e gjeografisë në gjashtë vëllime. Ai shkroi në turqisht dramën Besa me subjekt shqiptar, bëri përkthime nga letërsia botërore etj.
Veprat e Samiut në turqisht përshkrohen nga ide iluministe dhe godasin obskurantizmin fetar të Perandorisë Osmane. Me to ai i sillte ndihmesë të vlefshme mendimit përparimtar. Duke goditur bazat e pushtetit feudal të sulltanëve ai i ndihmonte njëkohësisht edhe popullit të vet në luftën për liri, edhe popullit turk në luftën për përparim.
Krijimtaria e Samiut në gjuhën shqipe është e lidhur tërësisht me idealet e lëvizjes kombëtare për çlirim, me nevojat e shkollës e të kulturës kombëtare. Pa dyshim ai është një nga themeluesit e saj. Për shkollat e para shqipe Samiu botoi këto vepra: "Abetare e gjuhës shqipe„(1886), "Shkronjëtore e gjuhës shqipe„(gramatikë e shqipes,1886) dhe "Shkronja„(gjeografia, 1888). Hartoi edhe një fjalor të gjuhës shqipe, që nuk i dihet fati.

Naim Frasheri

Figura qëndrore e letërsisë shqiptare të Rilindjes, ai që u bë shprehës i aspiratave të popullit për liri e përparim, si poet i madh i kombit, është Naim Frashëri, bilbili i gjuhës shqipe. Naimi lindi më 25 maj 1846 në Frashër, që ishte edhe një qendër bejtexhinjsh. Mësimet e para i mori tek hoxha i fshatit në arabisht e turqisht. Që i vogël nisi të vjershëronte. Studimet e mesme i kreu në Janinë, në gjimnazin e njohur "Zosimea". Aty horizonti i tij kulturor u zgjerua së tepërmi, njohu letërsinë, kulturën dhe filozofinë klasike greke e romake, ra në kontakt me idetë e Revolucionit Borgjez Francez dhe me iluminizmin francez. Duke përvetësuar disa gjuhë, si: greqishten e vjtër e të renë, latinishten, frëngjishten, italishten e persishten, Naimi, jo vetëm që mori bazat e botëkuptimit të vet, por njohu edhe poezinë e Evropës e të Lindjes. Të gjitha këto tradita poetike ndikuan në formimin e tij si poet. Më 1870, pas mbarimit të shkollës, shkoi për të punuar në Stamboll, por u prek nga turbekulozi dhe u kthye në Shqipëri në klimë më të shëndetshme.
Gjatë viteve 1872-1877 Naimi punoi në Berat e në Sarandë si nëpunës. Kjo periudhë pati rëndësi të veçantë në formimin e tij. Atdhetar e si poet. Ai njohu më mirë jetën e popullit, zakonet, virtytet dhe aspiratat e tij, gjuhën e bukur e shpirtin poetik të njerëzve të thjeshtë, krijimtarinë popullore, bukurinë e natyrës shqiptare.
Ndërkohë vendi ishte përfshirë në ngjarjet e mëdha të lëvizjes çlirimtare, që do të sillnin formimin e Lidhjes Shqiptare të Prizerenitmë 1878, udhëheqës i së cilës ishte Abdyli, vëllai më i madh i Naimit. Naimi dha ndihmesën e vet për krijimin e degëve të lidhjes në Jugun e Shqipërisë, përkrahu dhe përhapi programin e saj. Më 1880, kur veprimtaria e Lidhjes ishte në kulm, ai shkroi vjershën e gjatë "Shqipëria", në të cilën shpalli idetë kryesore të Rilindjes. Me këtë krijim Naimi niste rrugën e poetit kombëtar. Më 1881 Naimi u vendos përfundimisht në Stamboll, ku u bë shpirti i Shoqërisë së Shkronjave dhe i lëvizjes së atdhetarëve shqiptarë. Gjithë forcat dhe talentin ia kushtoi çështjes kombëtare, punoi për ngritjen e shkollës shqipe dhe hartoi libra për të, shkroi vjersha, përktheu e botoi vazhdimisht, duke ndihmuar për zhvillimin e letërsisë sonë, për botim edhe të shumë veprave të autorëve të tjerë. Lëvizja kombëtare, idealet e çlirimit të Shqipërisë, të përparimit e të qytetërimit të saj, u bënë faktori themelor që ndikoi në formimin e Naimit si poet e atdhetar.
Krijimtaria e gjerë letrare e Naimit, me veprat poetike e didaktike, kap një periudhë të shkurtër prej 13 vjetësh (1886-1899). Vetëm në vitin 1886 ai botoi veprat "Bagëti e Bujqësia", "Vjersha për mësonjtoret e para", "Histori e përgjithshme" dhe poemën greqisht "Dëshira e vërtetë e shqiptarëve", "E këndimit çunavet këndonjëtoreja". Më 1885 botoi përmbledhjen me vjersha persisht "Tehajylat" (Ëndërrimet) më 1888 botoi "Dituritë", më 1890 "Lulet e verës", më 1894 "Parajsa dhe fjala fluturake", më 1898 "Historia e Skënderbeut" dhe "Qerbelanë" dhe më 1889 "Historia e Shqipërisë". Sëmundja dhe lodhja e madhe ia keqësuan shëndetin poetit, zemra e të cilit pushoi së rrahuri më 20 tetor 1900, në moshën 54-vjeçare, i zhuritur nga malli për atdheun dhe me brengën që s'e pa dot të lirë.
Vdekja e poetit qe një zi e vërtetë kombëtare. Shqiptarët kishin humbur atdhetarin e kulluar, apostulin e shqiptarizmës, poetin e madh. Dhembjen dhe vlerësimin për Naimin e shprehu bukur elegjia e Çajupit, që niste kështu:
Vdiq Naimi, vdiq Naimi,
moj e mjera Shqipëri,
mendjelarti, zemërtrimi,
vjershëtori si ai.
****************************
Naim Frashëri vuri themelet e letërsisë kombëtare shqiptare. Vepra e tij shënoi lindjen e një letërsie të re me vlera të vërteta artistike. Ajo shprehte aspiratat e shoqërisë shqiptare të kohës dhe ndikoi fuqishëm në luftën e saj për liri e progres.
Naimi krijoi traditën e letërsisë patriotike, qytetare, ai solli në letërsi botën shqiptare, aspiratat jetike të popullit.
Dashuria për Atdheun, popullin dhe njeriun, krenaria kombëtare dhe besimi në të ardhmen, ideja e madhe e çlirimit, formojnë thelbin romantik të veprës së tij. Naimi e afroi letërsinë me popullin, duke trajtuar tema të reja, të ndryshme nga ato të letërsisë së vjetër, temat e problemet e kohës.
Në formimin e Naimit si poet ndikuan disa faktorë, por faktori kryesor ishte jeta e popullit të vet dhe lëvizja e tij për çlirim kombëtar.
Naimi njohu disa tradita poetike të huaja, prej të cilave mori elemente që u tretën mjaft natyrshëm në veprën e vet. Por krijimtarisë së tij vulën e origjinalitetit ia vuri jeta dhe tradita historike e artistike e populli të vet. Traditat poetike popullore, që përbën një nga burimet e formimit të tij si poet, i dha shumë më tepër nga çdo traditë tjetër. Lidhja me të u shpreh jo vetëm në gjuhën e poezisë së Naimit dhe në figuracionin e pasur, por, në radhë të parë, në përmbatje dhe në frymën e saj.
Naimi është bilbili i gjuhës shqipe, mjeshtër i fjalës. Vepra e tij vuri bazat e gjuhës letrare kombëtare shqipe, e cila do të njihte më vonë një zhvillim të mëtejshëm, për të arritur gjer në shqipen e sotme letrare kombëtare të njësuar e të zhvilluar. Tradita që krijoi Naimi, është e gjallë dhe frymëzuese edhe në jetën e shoqërisë sonë të sotme. Naimi më tepër se shkrimtar, është poeti më i madh i Rilindjes sonë Kombëtare, është atdhetar, mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit dhe i kulturës shqiptare.

Thursday, October 7, 2010

Mahmut Ferati

MAMUT FERATI LOTI NE FAQE 2008

Iliret

Ilirët ishin popull i lashtë i Gadishullit Ballkanik dhe paraardhësit e popullit shqiptar. Disa historianë besojnë se ilirët ishin trashëgimtarët e vetëm të pellazgëve, banorët më të lashtë të siujdhesës.
Në lashtësi u krijuan marrdhënie mes fiseve ilire dhe grekëve. Në vitin 342 p.e.r. Demosteni u përpoq të bënte për vete ilirët në luftë kundër Maqedonasve. Në qindvjeçarin e II dhe III p.e.r. fisi ilir i ardianëve krijuan një mbretëri me qendër Shkodrën. Pas pushtimeve romake në fillim të qv.III mbretëria ilire u kufizua me gjysmën e saj veriore.
Ballkani në vitet 582612 para dyndjeve sllave.
Shtrirja e fiseve ilire.
Fiset ilire

Tabela e përmbajtjeve

[fshih]

Vendndodhja

Sipas Herodotit trojet e ilirëve shtriheshin në shek e 5 p.e.r nga Adriatiku në Morava në lindje dhe përkatësisht deri Etsch në perëndim.

Fiset ilire

Ushtari ilir

 

Historia ilire

Riforcimi i Mbreterise Ilire (251-230 p.e.s)

Perkrenare Ilire, Shek VI P.E.S. Bronz i derdhur, Lartesia: 25.2cm, Gjeresia: 23.5cm
Ne mesin e shek. III p.e.s ne krye te mbreterise Ilire dolen Ardianet. Aristokracia skllavopronare ardiane, e cila kishte krijuar nje organizim te mire ushtarak, ne vitin 251 p.e.s mori ne dore pushtetin dhe perfaqesuesi i saj u be Pleurati. Keshtu, ne fuqi erdhi dinastia ardiane, qe sundoi për me tepër se 80 vjet, me kryeqytet Shkodren.
Ne lufte me keltet, ardianet arriten t'i debonin ata pertej lumit Narona, kurse ne jug arriten te rrezonin mbreterite e vjetra te enkelejve e te taulanteve, duke e shtrire pushtetin e tyre ne tere Ilirine e Jugut.
Pas vdekjes se Peluratit ne vitin 250 p.e.s erdhi ne fron Agroni, i biri i tij, i cili sundoi për 20 vjet. Gjate sundimit te Agronit shteti ilir beri hapa te medhenj perpara ne fushen ekonomike, politike dhe ushtarake. U krijua nje ushtri e forte dhe nje flote e fuqishme, u forcua pushteti qendror ne dem te autonomise lokale: U rivendosen kufinjte e meparshem qe nga Vjosa deri ne Narona, me perjashtim te tri kolonive bregdetare: Dyrrahu, Apolonise dhe Ises. Mbreteria Ilire u be nje shtet i forte dhe nje fuqi detare. Lundrimi ne Adriatik u fut nen kontrollin e flotes Ilire.
Me vdekjen e Agronit ne krye te shteti erdhi gruaje e tij Teuta, e cila nuk ndryshoi politiken e jashtme te shteti ilir. Duke mbajtur aleancen me Maqedonine, Teuta ne vitin 230 para eres se re nisi kunder Epirit ushtrine dhe floten Ilire. Ekspedita perfundoi me sukses dhe Republika e Epirit hyri ne varesine e Mbreterise Ilire.
Ne vitin 229 para eres se re Teuta iu drejtua qyteteve bregdetare. Meqenese Dyrrahu dhe Isa rezistuan, flota ilire nen komanden e Dhimiter Farit iu drejtua Korkyre dhe pasi shpartalloi floten greke, e pushtoi ate. Keto fitore e bene Mbreterine Ilire nje nga fuqite me te medha te pellgut te Mesdheut.

Lufta e Parë Iliro-Romake (229-228 p.e.s)

Lufterat Iliro-Romake ne Art: pikture murale ne muzeun e Krujes
Rritja e fuqizimi i Mbreterise Ilire vuri ne shqetesim jo vetem shtetet e Greqise por dhe Republiken e Romes, e cila synonte te sundonte ne detin Adriatik. Ne vjështë te vitit 229 para eres se re Roma filloi luften kunder Mbreterise Ilire.
Fati i luftes me Romen nuk u percaktua aq nga veprimet luftarake sesa nga dobesite e brendshme te shtetit Ilir. Qytetet e medha si Dyrrahu, Apolonia dhe Isa te cilat perbanin mbështëtjen kryesore te mbrojtjes u bashkuan me romaket. Njeri nga komandatet e Teutes Dhimiter Fari tradhetoi dhe ia dorezoi armikut floten Ilire dhe ishullin e Korkyres. Ne keto kushte Teuta u detyrua te nenshkruante paqen me Romen.
Kushtet e paqes se vitit 228 para eres se re qene te renda për Mbreterine Ilire. Teuta detyrohej t'u paguante romakeve nje takse, te hiqte dore nga pjesa me e madhe e Ilirise dhe te mos lundronte ne jug te Lisit me me shume se dy anije. Keshtu Mbreteria Ilire u reduktua ne nje shtet te vogel ne veri te Lisit.

Lufta e Dytë Iliro-Romake (219-219 p.e.s)

Pas nenshkrimit te paqes u duk sikur ne Iliri qe vendosur plotesisht sundimi Romak. Por ngjarjet tregojne se as iliret, as fqinjet e tyre maqedonet nuk u pajtuan me gjendjen e krijuar. Ne vitet qe pasuan, Dhimiter Fari u be mekembes i Mbreterise Ilire ne vend te Teutes e cila ishte larguar nga froni. Dhimiter Fari e shtriu pushtetin e tij mbi gjithe Mbreterine Ilire dhe ndermori nje politike te pavarur nga Roma; ai lidhi aleance me Maqedonine, mekembi ushtrine, ndertoi nje flote te fuqishme dhe u be nje kundershtar i ri për Romen.
Roma nuk mund ta lejonte kete fuqizim te ri te Mbreterise Ilire dhe me 219 para eres se re i shpalli lufte. Edhe kete radhe iliret vuanin nga perçarjet e brendshme. Nje pjese e aristokracise skllavopronare me ne krye Skerdilaidin, kaloi ne anen e romakeve. Me 218 para eres se re pas dy betejave shume te ashpra, njera ne Dimal (midis Fierit e Beratit) dhe te tjera ne ishullin e Farit (Dalmacine Jugore), Dhimiter Fari u mund dhe u largua për ne Maqedoni. Ne keto kushte Roma e cila kishte shqetesimet e saj te brendshme lidhi me te shpejte nje marreveshje me Skerdilaidin i cili u be sundimtar i shtetit Ilir dhe detyrohej ti paguante Romes disa taksa.

Lufta e Tretë Iliro-Romake (170-167 p.e.s)

luftetare ilire sipas artit antik
Pas luftes qe perfundoi me fitoren e Romes, ndikimi i saj mbi shtetin Ilir erdhi duke u rritur. Kjo beri qe forcat antiromake ne Iliri te zgjeroheshin. Pleurati (i biri i Skerdilaidit), me gjithe perpjekjet qe beri, nuk qe ne gjendje te çlirohej nga vartesia e Romes.
Hipja ne fron e Gentit me 181 p.e.s shenon nje etape te re për shtetin Ilir. Ai u perpoq shume për forcimin ekonomik e politik te shtetit ilir. Ai synoi te vendoste nje sistem monetar te perbashket për gjithe mbreterine. Nder masat qe mori, perqendroi pushtetin ne duart e tij, forcoi ushtrine dhe floten, lidhi miqesi me shtetet fqinje dhe me Maqedonine, kundershtaren e re te Romes ne Ballkan. Me fillimin e luftes ndermjet Romes e Maqedonise ne vitin 171 para eres se re iliret u rreshtuan ne aleancen tripaleshe antiromake iliro-maqedono-epirote.
Flota Ilire filloi veprimet luftarake ne det po nuk arriti dot te pengonte romaket te cilet ne vitin 168 para eres se re zbarkuan me ushtri te shumta ne brigjet e Ilirise. Romaket i perqendruan ushtrite e tyre ne Genus (Shkumbin) e prej andej pushtuan qendrat e rendesishme gjate rruges dhe u gjenden para mureve te Shkodres. Ne vend qe forcat ilire te qendronin brenda mureve te qytetit, Genti e nxorri ushtrine e vet nga keshtjella dhe i sulmoi romaket ne fushe te hapur, pikerisht aty ku kerkonte armiku. Ndeshja perfundoi me thyerjen e plote te ushtrise ilire. Genti u dorezua rob me gjithe familjen dhe u dergua si rob ne Rome. (Varri i tij ndodhet ne Umbio, Gubio).
Mburoje dhe kallcike kembesh bronzi Ilire. Origjinali gjendet ne Muzeumin e Tiranes. Afersisht 50 cm ne diameter. Rreth vitit 400 P.E.S.
Pas fitores mbi Shkodren, romaket iu drejtuan Maqedonise e cila gjithashtu pesoi disfate. Nje vit me vone me 167 para eres se re romaket pushtuan dhe Epirin.
Pas mbarimit te Luftes se Trete Iliro-Romake, Iliria e Jugut u copetua dhe u shkaterrua ekonomikisht, qytetet dhe fshatrat u plackiten dhe u rrenuan. Për Iliret dhe Epirotet filloi nje periudhe e gjate e sundimit romak e cila vazhdoi dhe për me tepër se pese shekuj e gjysem.

Iliria nën okupimin romak

Gjendja ekonomike-shoqërore dhe administrimi i Ilirëve në shek. I-III

Shteti romak si gjatë luftërave, ashtu edhe pas mbarimit të tyre u mor me organizimin administrativ të viseve të pushtuara, të cilin e kreu në disa etapa dhe me ndryshime sipas koniunkturave që krijoheshin herë pas here dhe në pajtim me mundësitë që kishte vetë shteti romak. Qëllimi kryesor i organizimit administrativ të Ilirisë, ka qenë përforcimi i pushtetit romak, me anë të të cilit do të kalohej në një administrim e shfrytëzim më racional e sistematik të provincave ilire. Kjo ka ndodhur në periudhën e fundit të Republikës së Romës dhe në mënyrë të veçantë me krijimin e perandorisë. Këtij qëllimi i shërbyen masa të tilla si konfiskimi i tokave dhe ndryshimet në pronësinë tokësore, shndërrimi i disa qyteteve në koloni romake dhe ngulimet e një popullsie italike e orientale, zhvillimi i teknikës dhe i prodhimit, shfrytëzimi i minierave dhe ndërtimi e rindërtimi i rrugëve dhe në përgjithësi situata e rëndë që iu imponua ilirëve, veçanërisht duke filluar nga shek. I e.sonë.
Bashkë me këtë politikë Roma bëri përpjekje të mëdha për asimilimin, “romanizimin” e popullsisë ilire, por pa arritur rezultate të dukshme.

Gjendja ekonomiko-shoqërore e Ilirëve

Vendbanimet

Ilirët e kohës së hekurit jetonin në fshatra dhe në vendbanime të fortifikuara. Të parët nuk njihen dhe aq mirë për arsye se nuk janë gjurmuar në mënyrë të mjaftueshme. Në burimet e shkruara ato dokumentohen nga fundi i kësaj periudhe, në fiset më jugore ilire, nëpërmjet Pseudo-Skylaksit, i cili thotë se kaonët, thesprotët dhe molosët banonin në fshatra. Ky njoftim i shkurtër, që me sa duket i referohet një burimi më të hershëm, nuk ndihmon shumë për të krijuar një ide të qartë mbi karakterin e këtyre vendbanimeve.
Illyrian tribes (pre-Roman conquest).
Me sa mund të gjykohet nga të dhënat arkeologjike, vendbanimet fshatare ilire të kësaj kohe formoheshin nga grupe shtëpish të grumbulluara sipas njësive shoqërore që përfaqësonin, d.m.th. mbi bazën e një familjeje të madhe patriarkale ose të një grupi familjesh të tilla, që i përkisnin një vëllazërie. Një mendim të tillë e sugjerojnë, të paktën për vendbanimet respektive të tyre, nekropolet tumulare të Matit, të cilat përbëhen nga grupe të vogla tumash, të vendosura në tarraca, në luadhe e në toka buke gjatë luginës së lumit. Po kjo gjë përsëritet në tumat e Kukësit, ato të pellgut të Korçës, të luginës së Drinos e gjetkë. Edhe vendbanimet fshatare të gjurmuara në luginën e Vjosës japin të njëjtën tablo. Në të gjitha rastet ato paraqiten si vendbanime të vogla e të shpërndara pranë tokave bujqësore.
Burimet e shek. V p.e.sonë dëshmojnë se vendbanimet e hapura fshatare të këtij lloji kanë qenë tipike jo vetëm për Ilirinë, por edhe për krahinat fqinje të Maqedonisë në lindje dhe të Akarnanisë e Etolisë në jug.
Gjatë kohës së hekurit vazhdojnë të mbijetojnë edhe palafitet si vendbanime të trashëguara nga epokat e mëparshme. Herodoti në “Historitë” e tij përshkruan me shumë hollësi një vendbanim të tillë buzë liqenit Prasaida të Panonisë. Arkeologjikisht ato janë vërtetuar gjithashtu në fshatin Knetë të Kukësit dhe jashtë territorit shqiptar, në Donja-Dolina e Ripaç të Bosnjës dhe në Otok afër Sinjit në Dalmaci.
Krahas vendbanimeve fshatare të pambrojtura në kohën e hekurit përhapen gjerësisht vendbanimet e fortifikuara me mure. Të njohura që nga koha e bronzit të vonë, ato evoluojnë dhe bëhen një nga elementet më karakteristike për epokën e hekurit. Në gjuhën e popullit këto vendbanime njihen me emrat qytezë, kala ose gradina.
Për Ilirinë e Jugut janë karakteristike qytezat apo kalatë e fortifikuara me mure gurësh. Ato janë të ngritura mbi kodra të mbrojtura dhe me pozitë mbizotëruese e horizont të gjerë shikimi. Kufijtë e vendbanimit i përcaktonin muret rrethuese. Linja e murit ndjek relievin e terrenit duke shfrytëzuar aftësitë mbrojtëse të tij dhe ndërpritet aty ku mbrojtja nuk është e nevojshme. Muret ndërtoheshin me gurë të mëdhenj e mesatarë të palatuar, formuar nga dy këmisha anësore dhe bërthama e mesit që mbushej me gurë të vegjël. Trashësia e tyre luhatet nga 3,10-3,50 m. Mungojnë në këtë sistem të hershëm fortifikimi kullat, kurse portat janë në përgjithësi të vogla. Në ndonjë rast ato janë pajisur me një korridor që ndihmonte mbrojtjen. Lartësia e këtyre mureve, e ruajtur deri në ditët tona arrin 2,50-3 m, por trashësia e tyre tregon se kanë pasur një ngritje të madhe. Megjithatë duhet menduar se mbi këtë nivel, fortifikimi do të ketë qenë plotësuar me gardhe hunjsh.
Madhësitë e këtyre vendbanimeve ndryshojnë nga një rast në tjetrin. Më të voglat kanë një shtrirje prej 1-2 ha, kurse të tjera si Gajtani arrinin deri 4-5 ha. Zgjerimet e mëvonshme kanë bërë që brenda mureve rrethuese të përfshihen sipërfaqe më të gjera, siç është rasti i kalasë së Trajanit (Korçë), i kalasë së Lleshanit (Elbasan), i kalasë së Karosit (Himarë), që zënë 15-20 ha. Në këto raste vendbanimet paraqiten me 2-3 e më shumë radhë muresh.
Shumë të pakta janë dijet për ndërtimet e brendshme të këtyre vendbanimeve. Gjurmët e ruajtura në sipërfaqe dëshmojnë se për ndërtimin e banesave është përdorur gjerësisht sistemi i tarracave, që përcaktohej nga terreni i thyer i faqeve të kodrave mbi të cilat shtriheshin vendbanimet. Si lëndë për ndërtimin e banesave është përdorur kryesisht druri e shumë më pak guri.
Ndryshe nga territori i Ilirisë Jugore, në krahinat lindore ilire ishin vendbanimet e mbrojtura me ledhe, të njohura me emrin “gradina”. Ato ndeshen me shumicë në tokat e banuara nga dardanët, si në rrafshin e Glasinacit e gjetkë. I vetmi vendbanim i këtij lloji në Shqipëri është ai i zbuluar në Shuec të Bilishtit. Gradinat janë të vendosura mbi kodra mbizotëruese. Ledhet mbrojtëse të tyre formoheshin nga masa dheu apo gurësh, që arrinin 7-15 m gjerësi. Sistemi i mbrojtjes plotësohej me sa duket nga një gardh hunjsh, që ngrihej mbi ledhin dhe në disa raste nga një hendek që rrethonte vendbanimin.
Vendbanimet e fortifikuara i gjejmë të vendosura në një mjedis të pasur me toka buke e kullota, që formonin bazën e ekonomisë së tyre. Në disa raste, siç tregojnë të dhënat arkeologjike, në to zhvillohej edhe një veprimtari e kufizuar zejtare. Rreth tyre gjendeshin vendbanimet e hapura fshatare, me të cilat formonin së bashku njësi të caktuara ekonomiko-shoqërore.
Vendbanimet e mbrojtura me ledhe, të krahinave të brendshme e veriore ilire, janë zakonisht më të vogla se vendbanimet e fortifikuara të Ilirisë Jugore. Në shumicën e rasteve ato gjenden në një mjedis kullotash alpine, si në Glasinac apo në tokat e brendshme dalmate dhe ishin qendra grupesh të vogla fisnore të një popullsie baritore.
Në të dyja rastet lindën në këtë kohë edhe kryeqendra të këtyre vendbanimeve, që dallohen nga të tjerat prej madhësisë dhe pozitës gjeografiko-ekonomike qendrore. Si të tilla, me sa duket ato janë edhe qendra të një fisi të madh ose të një bashkimi të gjerë fisnor. Aty nga fundi i kohës së hekurit (shek.VII-V p.e.sonë), disa prej tyre marrin pamjen e qendrave protourbane.

Zhvillimi i bujqësisë, i blegtorisë, i zejtarisë dhe i këmbimeve

Burimet e shkruara dhe ato arkeologjike dëshmojnë se, gjatë kësaj periudhe, ilirët merreshin si dhe më parë kryesisht me bujqësi dhe me blegtori. Bujqësia u zhvillua sidomos në zonat fushore dhe në përgjithësi në krahinat pjellore të vendit. Ilirët kultivonin në këtë kohë të gjitha llojet e drithërave. Jo rastësisht, krahina të veçanta ilire, si Paionia dhe Thesprotia, përmenden që në eposin homerik si vende frytdhënëse dhe pjellore, d.m.th. të përshtatshme për kulturat bujqësore. Hesiodi, shkrimtar grek i shek. VIII-VII p.e.sonë, do ta cilësojë gjithashtu si shumë pjellore fushën e Helopisë, ndërsa sipas historianit grek Hekateut (fundi i shek. VI-V p.e.sonë), në Iliri kishte krahina që prodhonin deri dy herë në vit. Më vonë Skymni, duke përsëritur në vargjet e tij Hekateun, shton se popullsia ilire që banonte në viset e brendshme merrej me lërimin e tokës.
Krahas bujqësisë, në Iliri, veçanërisht në zonat bregdetare të saj dhe në krahinat e ulëta kodrinore me klimë të butë, qenë kultivuar dhe rrushi e ulliri. “I ngrohtë dhe frytdhënës ka qenë ky vend, shkruan historiani dhe gjeografi grek Straboni në veprën e tij “Gjeografia” (shek. I e.sonë); ai është plot me ullishta dhe vreshta”, vijon ky autor, përveç disa krahinave të pakta ku toka është fare e ashpër. Që ilirët merreshin me vreshtari, këtë e dëshmojnë farërat e rrushit të zbuluara në disa nga vendbanimet e kohës. Kushtet e përshtatshme tokësore dhe klimatike ndihmuan jo më pak edhe për kultivimin e perimeve, si të bishtajës, të bathës, të bizeles, etj., si dhe të kulturave frutore, si p.sh. të mollës, të dardhës, të qershisë etj., të gjitha këto janë të dëshmuara nga farërat e gjetura gjatë gërmimeve arkeologjike.
Ilirët shfrytëzonin në këtë periudhë edhe bletët, prej të cilave ata siguronin mjaltin dhe dyllin. Sipas Aristotelit, taulantët e përdornin mjaltin edhe për të bërë një lloj pijeje të ngjashme me atë të verës së ëmbël dhe të fortë.
Tek ilirët ishte e zhvilluar edhe blegtoria, madje në krahinat e brendshme malore ajo përbënte bazën kryesore të ekonomisë së tyre. Hesiodi duke e cilësuar Helopinë si një fushë shumë pjellore dhe me livadhe të gjera, shton se ajo është e pasur me tufa delesh dhe me qé këmbëharkuar, ndërsa Pindari, do ta vlerësonte, në shek. V p.e.sonë, këtë krahinë si ushqyese të shkëlqyeshme të gjedhit. Hekateu gjithashtu bën fjalë për kullota të pasura të Adrias (krahinë bregdetare e Ilirisë), dhe për bagëtinë e saj me pjellshmëri të lartë. Si te ky autor i hershëm, ashtu dhe tek të tjerët, që përsërisnin më vonë këto njoftime, ato shpesh paraqiten të veshura me hollësira fantastike. Por duke lënë mënjanë teprimet e tyre, këto burime, sidoqoftë, flasin për një blegtori të zhvilluar tek ilirët.
Kujdesi që tregonin ilirët për mbarështimin e bagëtisë vihet re edhe nga tregimi i Aristotelit për kriporet e autariatëve dhe ardianëve. Konfliktet e shpeshta midis këtyre dy fiseve për këtë kripore, shprehin shqetësimet e blegtorëve ilirë lidhur me këtë produkt shumë të vlefshëm për jetën e gjësë së gjallë. “Kripa, - thotë Aristoteli, - u duhet atyre për kafshët, të cilave ua japin dy herë në vit, përndryshe shumica u ngordh”.
Midis kafshëve shtëpiake më të parapëlqyera ishin qetë, delet, derrat, qentë etj., për të cilat flasin si burimet historike, ashtu edhe vetë materiali kockor i zbuluar dendur në vendbanimet e ndryshme të kësaj periudhe. Ilirët shquheshin edhe si rritës të mirë të kuajve. Këta të fundit ishin të shpejtë në vrapime dhe të qëndrueshëm në punë, siç na thonë burimet e mëvonshme.
Krahas blegtorisë, ilirët merreshin edhe me gjueti, megjithëse kjo veprimtari nuk luante ndonjë rol aq të rëndësishëm në jetën ekonomike të tyre. Të përmendur ishin në atë kohë qentë e gjahut të Mollosisë, por akoma më të shquar ata që ruanin kopetë e bagëtive. Këta të fundit sipas burimeve të shkruara, ua kalonin qenve të tjerë për trupin e tyre të lartë dhe guximin e madh në kacafytje me bisha të egra. Skenat e gjuetisë së ilirëve na janë pasqyruar edhe në artin figurativ ilir të kësaj kohe. Për t’u përmendur në këtë drejtim janë ato që zbukurojnë vazot me fund të ngushtë (situlat) prej bronzi të zbuluara në krahinat veriore të Ilirisë. Nga kafshët e egra më tepër çmoheshin derri, dreri etj. Ky i fundit u jepte gjahtarëve ilirë jo vetëm mishin dhe lëkurën, por edhe brirët prej të cilëve ata punonin vegla të ndryshme dhe zbukurime. Të tilla vegla ndeshen shpesh nëpër vendbanimet ilire të periudhës së hekurit.
Deti, liqenet si dhe lumenjtë, që e përshkonin Ilirinë në drejtime të ndryshme, u dhanë mundësi banorëve pranë tyre të merreshin që herët edhe me peshkim. Këto burime ujore përmbanin sasi të shumta peshku. Kështu, p.sh. ilirët që jetonin pranë liqenit Prasiada të Peonisë, zinin, sipas Herodotit, shumë peshk.
Përparime të dukshme vihen re edhe në metalurgji. Kjo duket si në intensifikimin e nxjerrjes së mineraleve, ashtu dhe në zgjerimin e madh të prodhimit të objekteve metalike. Nëpër vendbanimet dhe në varrezat ilire të kësaj kohe gjejmë sasira të konsiderueshme armësh dhe veglash prej hekuri dhe bronzi, orendi të ndryshme shtëpiake dhe një mori të madhe shumë të larmishme stolish, të cilat tregojnë pa dyshim për një konsum të madh të lëndës së parë minerare, sidomos të bakrit dhe të hekurit, me të cilët ishte i pasur territori i Ilirisë.
Në shek. XI-IX p.e.sonë ilirët nuk e zotëronin ende mirë mjeshtërinë e përpunimit të hekurit dhe nuk është aspak e rastit që në varret e kësaj periudhe, objektet prej hekuri janë shfaqje tepër të rralla, ndërsa ato prej bronzi, të cilat në shumë pikëpamje zhvillojnë më tej traditën e kohës së bronzit, janë të shumta.
Vetëm në shek. VIII-VII p.e.sonë prodhimi metalurgjik i hekurit arrin zhvillimin e tij të plotë tek ilirët. Ky metal e zëvendëson në një masë të ndjeshme bronzin, në prodhimin e armëve dhe të veglave të punës, të cilat tani bëhen më të forta dhe më me rendiment në punimet e ndryshme bujqësore dhe zejtare. Ky përmirësim i veglave të punës çoi për pasojë edhe në zgjerimin e mëtejshëm të prodhimit të shoqërisë ilire të kësaj kohe.
Sendet metalike të kësaj faze të zhvilluar të epokës së hekurit, tregojnë se sa përpara kishte shkuar teknika e punimit të tij. Për këtë dëshmojnë format e bukura dhe nganjëherë shumë të përsosura të armëve dhe sidomos të stolive, të cilat nënkuptojnë dhe procese pune mjaft të ndërlikuara, si edhe vetë zbukurimi i pasur gjeometrik i këtyre objekteve të punuara me mjeshtëri dhe me një radhitje simetrike të motiveve. Kjo pasqyrohet më në fund edhe në vetë trajtimin plastik të figurave prej bronzi në trajta njerëzish, kafshësh e zogjsh.
Përpunimi i metaleve ishte përqendruar kryesisht në qendrat metalurgjike të Ilirisë. Të tilla ishin në vendin tonë, p.sh. zona e Mirditës dhe e Matit, ku janë përcaktuar edhe vendet e shkrirjes së bakrit, si zona e Kukësit, ajo e Korçës, e njohur për punimin e metaleve që në kohën e bakrit dhe të bronzit etj.
Prania e qendrave të ndryshme për punimin e metaleve në Iliri duket edhe në vetë karakterin e diferencuar tipologjik të prodhimeve të këtyre qendrave. Në to prodhohej jo vetëm për të plotësuar nevojat e brendshme të fisit ose të një krahine më të madhe, por edhe për t’u përdorur si mall këmbimi.
Përparime të dukshme vihen re në këtë kohë edhe në poçeri, e cila qëndron nga pikëpamja e teknikës, e formave dhe e trajtimit të dekorit të saj, më lart se poçeria e epokës pararendëse të bronzit. Duke filluar nga shek.VI p.e.sonë, mbase edhe pak më parë, në krahinat jugore të Ilirisë, kalohet gradualisht nga punimi me dorë të lirë i enëve prej balte, në prodhimin e tyre me çark. Prodhimet e para i kemi nga vendbanimi i Trenit (shek.VII). Një pjesë e madhe e poçerisë vendore të kohës arkaike e zbuluar në varrezat tumulare të Kuçit të Zi të Korçës, del e punuar me çark. Një dukuri e tillë vihet re edhe në zonën e Matit e të Kukësit. Futja e teknikës së re në prodhimin e enëve, bëri që poçeria të shndërrohet në një degë të veçantë zejtarie, me të cilën merreshin mjeshtra të specializuar në këtë fushë të prodhimit.
Zhvillimi i madh i degëve të ndryshme të prodhimit bujqësor dhe zejtar, bëri që të zgjeroheshin në këtë kohë edhe më tepër marrëdhëniet ekonomike ndërfisnore, si edhe midis popullsisë ilire dhe atyre të vendeve fqinje ose më të largëta. Në këtë drejtim ndihmoi shumë dhe pozita e favorshme gjeografike e territorit të Ilirisë, e ndodhur midis botës mesdhetare dhe Evropës Qendrore, si edhe rrugët e tij të hapura të komunikimit natyror, tokësor dhe detar. Këto marrëdhënie pasqyrohen qartë në prodhimet e ndryshme të zejtarisë greke apo në imitacionet lokale të modeleve të tyre, në stolitë e tipave italikë ose në qelibarin me prejardhje nga Baltiku. Nga ana tjetër, stolitë dhe armët tipike ilire që gjenden në Traki, Maqedoni, Itali ose në Greqi janë dëshmi tjetër e gjallë e këtyre lidhjeve reciproke tregtare që ekzistonin midis ilirëve dhe vendeve të tjera përreth. Një zhvillim të madh morën veçanërisht shkëmbimet tradicionale me Greqinë sidomos pas shek. VIII p.e.sonë, me themelimin e kolonive helene në brigjet e Ilirisë.
Shtrirja e territorit të Ilirisë gjatë brigjeve të Adriatikut dhe të Jonit krijonte mundësinë për një hov të madh të lundrimit. Në fillim të epokës së hekurit ilirët përshkonin me anijet e tyre të shpejta ujërat e këtyre deteve duke kaluar deri në brigjet perëndimore të Greqisë dhe në ato jugore të Italisë. Disa prej fiseve ilire, si mesapët dhe japigët, u vendosën përgjithmonë në brigjet e Italisë së Jugut. Shumë aktivë në këtë veprimtari të hershme lundruese u treguan sidomos liburnët, të cilët themeluan edhe vendbanime të veçanta në ishullin e Korkyrës, si dhe në brigjet e Gadishullit Apenin.

Lindja e pronës private dhe diferencimi shoqëror

Përparimet që u bënë në degët e ndryshme të ekonomisë gjatë epokës së hekurit sollën ndryshime edhe në vetë strukturën e shoqërisë ilire. Baza e këtyre ndryshimeve u bë prona private, e cila filloi të shfaqet tek fiset ekonomikisht më të zhvilluara, në fillim në blegtori e zejtari e më pas edhe mbi tokën. Hesiodi, duke folur për kopetë e mëdha në Helopi, shënon se ato ishin pronë e njerëzve të veçantë. Karakteri dhe shkalla e zhvillimit të zejtarisë dëshmon gjithashtu për praninë në këtë fushë të pronësisë private. Dukurinë e pronësisë për tokën e kemi të dëshmuar më vonë dhe duket se ajo ndjek një rrugë më të ngadaltë. Zakoni i ndarjes së tokës çdo tetë vjet, që na kumtohet nga Straboni për dalmatët, është një dëshmi që tregon se zotërimi periodik i saj ishte një hallkë e ndërmjetme në procesin e formimit të pronës private.
Forcat kryesore të prodhimit të shoqërisë ilire në këtë kohë ishin bujqit dhe blegtorët e lirë, anëtarë të thjeshtë të fisit. Këtyre u shtohet edhe një shtresë e re, më e kufizuar, ajo e zejtarëve. Nga ana tjetër, nga masa e gjerë e popullsisë, fillon të veçohet si një shtresë më vete aristokracia fisnore, e cila, duke u shkëputur nga prodhimi dhe nëpërmjet përvetësimit të pasurisë së përbashkët, vihet në një pozitë të privilegjuar derisa bëhet dalëngadalë zotëruese e pronave të mëdha tokësore dhe blegtorale. Ajo gradualisht mënjanon organet demokratike të fisit dhe uzurpon pushtetin.
Nga burimet e shkruara më të hershme, siç është eposi homerik, shihet se në disa nga fiset ilire ekzistonte, tanimë, diferencimi shoqëror, të paktën në shekujt VIII-VII p.e.re kur u krijuan “Iliada” e “Odisea”. Duke folur për pjesëmarrjen e ilirëve paionë në luftën e Trojës kundër ahejve, Homeri i barazon prijësit e tyre ushtarakë, që vinin nga “Paionia pjellore” me prijësit e ahejve dhe të trojanëve. Kjo pa dyshim flet për një gjendje sociale pak a shumë të ngjashme me atë të fiseve fqinje të Greqisë. Në një vend të poemës “Odisea” flitet për Feidonin, prijësin me origjinë fisnike të thesprotëve, i cili pasi strehoi dhe mirëpriti në pallatin e vet Odisenë, gjatë kthimit për në atdhe, përgatiti një nga anijet e tij të shpejta për ta dërguar atë në Itakë. Sipas këtij tregimi mitik, Feidoni përfaqëson këtu njërin nga krerët që jetonte në një nga pallatet më të pasura të thesprotëve. Këta kishin anijet e veta e njerëz që u shërbenin.
Shumë kuptimplotë në këtë drejtim është dhe një tregim i Herodotit, sipas të cilit, Klistheni, kur ftoi në Sikione (rreth vitit 570 p.e.sonë) të gjithë burrat që do ta ndienin veten të denjë për të pasur për grua të bijën e tij Agaristën, midis atyre që u paraqitën tek tirani qe edhe një farë Alkoni nga Molosia. Sipas këtij tregimi, ky molosas duhet të ketë qenë nga një familje princore ose shumë e pasur, që të pretendonte për të lidhur krushqi me një skllavopronar të madh të Greqisë së asaj kohe, siç ishte Klistheni.
Të dhënat arkeologjike nga varrezat tumulare të luginës së Drinos, pellgut të Korçës dhe Ohrit (Trebenisht), zonës qendrore ilire të Glasinacit etj., dëshmojnë gjithashtu se në shek. VIII-V p.e.sonë, diferencimi shoqëror në gjirin e shoqërisë ilire ishte bërë mjaft i theksuar dhe kishte prekur edhe krahinat e thella të Ilirisë Qendrore e Veriore. Në këto varreza ndeshen, krahas varreve me inventar të varfër, edhe varre ku të vdekurin e shoqëronin armë të kushtueshme, sende luksi prej ari e argjendi dhe objekte të tjera të importuara nga viset përreth, që i takonin shtresës së pasur të aristokracisë fisnore.

Federatat fisnore

Zhvillimi i pronës private, që çoi në thellimin e diferencimit social, u bë burim konfliktesh në shoqërinë ilire të shek. VIII-V p.e.sonë. Në këtë kohë morën përpjesëtime të mëdha luftërat ndërfisnore dhe inkursionet plaçkitëse për det e tokë, që arrinin deri në Greqi dhe në brigjet e përtejme të Adriatikut. Të tillë kanë qenë inkursioni i enkelejve për plaçkitjen e thesarit të Delfit ose ato të detarëve liburnë, të cilët me anijet e tyre të lehta dhe të shpejta zotëruan për një kohë brigjet e Adriatikut, që nga Korfuzi deri në brigjet italike.
Gjendja e krijuar nga këto luftëra dhe inkursione, që i sillnin aristokracisë fisnore ilire të ardhura të mëdha, gjen shprehjen e vet në veprimtarinë e gjerë të ndërtimit të vendbanimeve të fortifikuara dhe në zhvillimin e armatimeve, sidomos të armëve të reja, siç ishin shpatat, hanxharët dhe heshtat prej hekuri që janë gjetje të rëndomta në varret e luftëtarëve ilirë dhe të mburojave të paionëve, të përkrenareve e frerëve të kuajve që përbënin pajisjet e veçanta të aristokracisë luftarake.
Në procesin e këtyre konflikteve, fiset e vogla ilire filluan të lidhen dhe të formojnë gjatë veprimeve të tyre të përbashkëta në luftërat agresive ose mbrojtëse, aty nga fundi i shek.VII p.e.sonë, federatat e para. Një federatë e tillë ishte ajo e taulantëve, që nën mbretin Galaur dhe më pas, gjatë shek. VII-VI p.e.sonë invadoi disa herë Maqedoninë duke i shkaktuar asaj dëme të rënda dhe sakrifica të mëdha në njerëz. Gjatë shek. VI-V p.e.sonë federata të tilla formuan edhe disa fise të tjera, si molosët, thesprotët, kaonët, parauejtë, orestët, lynkestët, paionët, dardanët etj.
Në krye të federatës qëndronte mbreti, i cili në burimet quhet basileus. Në disa raste si tek kaonët e thesprotët vendin e tij e zinte një njeri i zgjedhur çdo vit nga gjiri i fisit sundues të federatës. Në burimet e fundit të shek.V vihet re se funksioni i basileut nuk i takonte më prijësit më të aftë ushtarak, por ishte bërë i trashëgueshëm dhe pushteti e autoriteti i tij ishte rritur mjaft si brenda fisit e lidhjes fisnore, ashtu dhe jashtë tij. Në bazë të këtij fuqizimi të prijësve ushtarakë dhe të basilejve qëndronte gjithnjë pasuria që vinte duke u shtuar përherë e më shumë në sajë të luftërave. Ata vinin nga shtresa e pasuruar e shoqërisë fisnore ilire, e cila dallohej nga pjesa tjetër e popullsisë së thjeshtë. Ajo e konsideronte si një gjë të turpshme të merrej me punimin e tokës, me mbarështimin e bagëtisë, me prodhimin zejtar etj. Në këto punë ishin të angazhuar vetëm prodhuesit e vegjël, masa e gjerë e fshatarëve të lirë ose gjysmë të lirë. Zanati më i nderuar për ta ishin lufta, gjuetia, garat sportive etj., skenat e të cilave na janë transmetuar përmes gjuhës së gjallë artistike në objektet e bronzta të zbuluara në krahinat veriore ilire apo në kallcat e Glasinacit.
Në gjysmën e dytë të shek. V p.e.sonë disa nga federatat ilire kishin arritur një stad mjaft të përparuar në zhvillimin e tyre politik. Taulantët, fiset ilire, fqinje të Maqedonisë dhe ato më jugore: kaonët, thesprotët e molosët merrnin pjesë në ngjarje të tilla politike të historisë së botës së Mesdheut siç ishte lufta e Peloponezit.
Taulantët ndërhyjnë me këtë rast në luftën civile që shpërtheu në Epidamn në vitin 436 p.e.sonë. Në këtë luftë ata morën nën mbrojtje oligarkët e dëbuar nga demosi i qytetit dhe qenë një nga ato forca që në aleancë me Athinën, kundër lidhjes së Peloponezit, ndihmuan aristokracinë epidamnase të rikthehet në pushtet. Kjo ngjarje shënoi një kthesë të rëndësishme në historinë e kësaj kolonie greke, sepse fatet e saj do të lidhen paskësaj gjithnjë e më shumë me botën ilire.
Dy njoftime të tjera kanë të bëjnë me ngjarjet e vitit 423. I pari bën fjalë për kaonët, thesprotët, molosët dhe disa fise të tjera më të vogla fqinje të molosëve, që marrin pjesë nga ana e lakedemonëve në fushatën për të nënshtruar Akarnaninë dhe për ta shkëputur atë nga aleanca me Athinën, fushatë që përfundoi pa sukses.
Njoftimi i dytë lidhet me luftën që zhvilluan ilirët e krahinave juglindore kundër maqedonëve. Fisi ilir i lynkestëve ishte prej kohësh në konflikt me sundimtarët maqedonë, të cilët synonin ta nënshtronin. Gjatë luftës greko-persiane mbreti maqedon i ndihmuar nga persët kishte mundur t’u impononte lynkestëve sovranitetin e tij. Në kushtet e reja të luftës së Peloponezit, kur shteti maqedon ishte ende i pakonsoliduar dhe sundimtari i tij Perdika II përplasej sa në njërën anë në tjetrën, duke u lidhur herë me Athinën e herë me Spartën, mbreti i lynkestëve, Arrabeu, shfrytëzoi këtë situatë për t’u shkëputur nga varësia maqedone. Në përpjekjet e tij për të rivendosur gjendjen e mëparshme, Perdika kërkoi ndihmën e aleatit të vet, komandantit të forcave lakedemone, Brasidës, të cilit i kishte besuar luftën kundër Athinës në teatrin halkidik të veprimeve ushtarake. Një ekspeditë e fuqishme e përbërë nga forcat e Perdikës dhe të Brasidës provoi të thyente Arrabeun me anën e bisedimeve dhe të bëhej aleat i lakedemonëve. Por përpjekjet dështuan dhe bashkë me to dështoi edhe ekspedita kundër lynkestëve. Në kundërshtim me vullnetin e Perdikës, Brasida nuk guxoi të sulmonte dhe vendosi t’i tërhiqte forcat.
Pak kohë më vonë Perdika e bindi përsëri Brasidën për një fushatë të re kundër lynkestëve; forcat maqedone e ato lakedemone të përbëra prej 3 000 hoplitësh, 1 000 kalorësish dhe një numër barbarësh sulmuan Arrabeun. Por këtë radhë lynkestët kishin siguruar ndihmën e vëllezërve të tyre ilirë. Forcat e bashkuara të ilirëve dhe lynkestëve e shpartalluan veçmas mbretin maqedon dhe e detyruan të largohej në pështjellim të plotë, duke braktisur aleatin e tij. Kështu Brasida u gjend i rrethuar keq dhe vetëm me përpjekje të mëdha mundi t’i shpëtojë forcat e veta nga asgjësimi i plotë. Kjo luftë ndryshoi krejt drejtimin që kishin marrë ngjarjet në frontin halkidik. “I detyruar nga rrethanat e rënda,- shkruan Tukididi, - Perdika u përpoq të hynte sa më parë në marrëveshje me athinasit dhe t’i hiqte qafe peloponezasit”.
Duke i përshkruar këto ngjarje të shek. V, Tukididi na ka lënë edhe një shënim me mjaft interes për vlerësimin e jetës social-politike të ilirëve. Prej fjalimit, që sipas tij Brasida u mbajti ushtarëve të tij para tërheqjes, ne mësojmë se shoqëria ilire ruan ende në fundin e shek.V mbeturina të theksuara të rendit fisnor. Por midis njoftimeve të autorëve që bëjnë fjalë vetëm për inkursionet e ilirëve dhe atyre të Tukididit, që i përmend ata si një forcë aktive, pjesëmarrëse në ngjarjet më të rëndësishme të kohës, ku luajti ndonjëherë një rol jo pa rëndësi, ka një ndryshim të dukshëm. E re në njoftimet e Tukididit është se lufta e federatave ilire si në rastin e ndërhyrjes në luftën civile të Epidamnit, ashtu dhe në luftën kundër maqedonëve dhe aleatëve të tyre peloponezas, nuk kishte më karakterin e një inkursioni grabitqar, por synime politike të caktuara dhe kjo nënkupton një stad mjaft të avancuar të organizimit të tyre politik qoftë edhe në kuadrin e një federate fisnore.
I gjithë ky zhvillim social-politik, që vihet re, veçanërisht tek fiset ilire të jugut në fund të shek.V p.e.sonë, pasqyron qartë një shoqëri, që jetonte etapën e fundit të organizimit fisnor, atë kalimtare për në rendin skllavopronar. Mbi bazën e kësaj shoqërie do të lindin në fundin e shek. V - fillimin e shek. IV p.e.sonë formacionet e para shtetërore ilire.

Kultura ilire

Njësia dhe veçantitë kulturore lokale

Kultura ilire u formua me tiparet e saj karakteristike që e dallojnë nga kulturat e popujve fqinjë në periudhën e zhvilluar të epokës së hekurit. Ajo ishte një kulturë autoktone që u krijua në truallin historik të ilirëve, në procesin e formimit të vetë etnosit ilir, mbi bazën e zhvillimit të brendshëm social-ekonomik të shoqërisë ilire dhe pa dyshim edhe të marrëdhënieve me popujt fqinjë. Tiparet themelore të saj janë shprehur në arritjet më të rëndësishme të ilirëve në fushën e zhvillimit të tyre ekonomik e shoqëror, në mënyrën e të jetuarit dhe të kuptuarit të botës që i rrethonte, në mënyrën e të pasqyruarit të kësaj bote në artin e botëkuptimin e tyre.
Krahas tipareve themelore të përbashkëta të kësaj kulture, që janë karakteristike për gjithë truallin ilir, vihen re edhe veçanti lokale. Në kushtet e një territori të gjerë, me larmi të theksuara fiziko-gjeografike, siç ishte pjesa perëndimore e Gadishullit të Ballkanit, me lidhje fqinjësie e marrëdhënie me krahina që i karakterizonte një zhvillim i ndryshëm social-kulturor, sidomos i theksuar midis veriut të prapambetur qendërevropian dhe jugut më të përparuar egjeo-mesdhetar, këto ndryshime lokale në kulturë janë po aq të kuptueshme sa edhe zhvillimi jo i njëjtë social-ekonomik që njohën ilirët e kësaj kohe. Të dhënat arkeologjike dëshmojnë për ndryshime lokale edhe në aspekte të veçanta të jetës dhe të krijimtarisë së ilirëve, ndryshime të cilat janë thjesht të karakterit etnografik.
Sipas të dhënave arkeologjike, në truallin ilir dallohen në epokën e hekurit disa grupe kulturore: grupi jonik ose epirot, që përfshin krahinën e banuar nga kaonët, thesprotët, molosët dhe fiset e tjera më të vogla të viseve më jugore; grupi adriatik-jugor ose taulanto-ardian, që shtrihet në gjithë ultësirën bregdetare nga Vjosa në Naretva dhe që banohej nga këto dy fise të mëdha si dhe fise të tjera më të vogla rreth tyre; grupi devollit ose dasaret në krahinën juglindore të Shqipërisë me qendër pellgun e Korçës; grupi pelagon në Maqedoninë Perëndimore dhe ai paion në atë lindore, grupi i Matit ose pirust, që përfshin krahinat e brendshme të Shqipërisë Verilindore (Mat, Dibër Kukës) dhe ai dardan në Kosovë; grupi i Glasinacit me qendër rrafshnaltën me të njëjtin emër në lindje të Sarajevës dhe rreth saj, që i përgjigjet krahinës së banuar nga autariatët; grupi dalmatin, që përfshin krahinën midis lumenjve Naretva e Krka; grupi japod në territorin e sotëm të Likës dhe grupi verior-adriatik ose liburn, që shtrihej në territorin midis lumenjve Krka e Zrmanje.
Çdo njeri nga këto grupe kulturore i përgjigjet kryesisht territoreve të banuara nga fiset ose bashkimet e mëdha fisnore ilire. Sa më të afërta gjeografikisht ishin këto grupe, aq më të mëdha ishin ngjashmëritë kulturore midis tyre. Kështu, p.sh., grupi japod paraqet mjaft paralele me atë fqinjë liburn. Në Ilirinë Qendrore grupi i Matit lidhet aq ngushtë me atë të Glasinacit dhe atë dardan saqë inkuadrohen me një kompleks të gjerë kulturor Mat-Glasinac; ndërsa në Ilirinë e Jugut grupi devollit afron në shumë aspekte me atë pelagon dhe epirot.
Këto ndryshime dhe ngjashmëri lokale, që burojnë nga baza e përbashkët etnike, kushtet herë të përafërta e herë të ndryshme të zhvillimit social-ekonomik dhe marrëdhëniet ndërkrahinore, shkrihen në tërësinë e bashkësisë kulturore ilire, të cilën e vërejmë si në gjuhë, ashtu dhe në kulturën materiale (vendbanimet, veglat e punës, armët, qeramikën, stolitë etj.) e atë shpirtërore (artin e botëkuptimin) të saj, pa kërkuar një unitet të plotë për këtë shkallë të zhvillimit të ilirëve. Veçoritë lokale etnografike në kulturë, ashtu sikurse dhe ato dialektore në gjuhë, nuk cenojnë unitetin e kulturës ilire dhe të bartësve të saj, ato janë shprehje e larmisë dhe e ndryshimeve brenda së njëjtës kulturë.

Gjuha

Ilirët flisnin një gjuhë që dallohej nga gjuhët e popujve të tjerë të kohës së lashtë të Ballkanit. Ajo ishte një gjuhë e veçantë indoevropiane, që kishte lidhje afërie ku më të largët e ku më të afërt me gjuhë të tjera të gadishullit dhe jashtë tij. Janë konstatuar elemente të përbashkëta sidomos me trakishten. Lidhur me vendin e ilirishtes në mes të gjuhëve indoevropiane është diskutuar mjaft dhe janë dhënë mendime të ndryshme.
Një varg dijetarësh të shquar historianë, arkeologë e gjuhëtarë, kanë sjellë një sërë argumentesh historike dhe gjuhësore për origjinën e shqiptarëve dhe të gjuhës së tyre. Sintezën më të plotë, të shoqëruar me vështrimin kritik të mendimeve për origjinën e gjuhës shqipe, e ka dhënë gjuhëtari i shquar prof. Eqrem Çabej, i cili ka sjellë dhe argumentet e tij shkencore, në mbështetje të tezës ilire. Disa nga argumentet e parashtruara prej tij janë këto:
Shqiptarët banojnë sot në një pjesë të trojeve, ku në periudhën antike kanë banuar popullsi ilire; nga ana tjetër, në burimet historike nuk njihet ndonjë emigrim i shqiptarëve nga vise të tjera në trojet e sotme; një pjesë e elementeve gjuhësore: emra vendesh, fisesh, emra njerëzish, glosa, etj., që janë njohur si ilire, gjejnë shpjegim me anë të gjuhës shqipe. Format e toponimeve të lashta të trojeve ilire shqiptare, të krahasuara me format përgjegjëse të sotme, provojnë se ato janë zhvilluar sipas rregullave të fonetikës historike të shqipes, d.m.th. kanë kaluar pa ndërprerje nëpër gojën e një popullsie shqipfolëse; marrëdhëniet e shqipes me greqishten e vjetër dhe me latinishten, tregojnë se shqipja është formuar dhe është zhvilluar në fqinjësi me këto dy gjuhë këtu në brigjet e Adriatikut dhe të Jonit; të dhënat arkeologjike dhe ato të kulturës materiale e shpirtërore, dëshmojnë se ka vijimësi kulturore nga ilirët antikë te shqiptarët e sotëm.
Nga të gjitha këto argumente, del si përfundim se teza e origjinës ilire të gjuhës shqipe, është teza më e mbështetur nga ana historike dhe gjuhësore. Nga ilirishtja e Ballkanit gjer tani nuk është gjetur gjë e shkruar dhe është menduar se nuk ka qenë e shkruar. Dëshmohet e shkruar mesapishtja e Italisë Jugore, që është mbajtur e mbahet përgjithësisht si një degë e ilirishtes, në njëfarë mase si një dialekt i saj i zhvilluar më tej në kushtet e një veçimi prej disa shekujsh nga trungu i saj gjuhësor kryesor. Prej saj kemi rreth 2 000 mbishkrime të shkruara në një alfabet grek (dorik) me disa ndryshime për të riprodhuar disa tinguj të posaçëm të gjuhës së tyre. Një mbishkrim i Kalasë së Dalmaces afër Pukës, që për dekada të tëra qe mbajtur si i vetmi mbishkrim ilir, u provua nga gjuhësia e re shqiptare se nuk ishte tjetër veçse një mbishkrim greqisht i shek. VI-VII. Nëse do të kurorëzohen me sukses përpjekjet që po bëhen për leximin e një mbishkrimi të Muzeut të Shkodrës me prejardhje nga Dobraçi, shkruar me një alfabet të panjohur dhe të një mbishkrimi të gjetur në Bugojë të Bosnjës Perëndimore, mund të sillen të dhëna të reja e të hapen perspektiva. Zbulimet e mëtejshme arkeologjike mund të japin ndonjë tekst ilir të shkruar me alfabet të veçantë ose me alfabet grek a latin. Gjuhët greke dhe latine që hynë më parë në Iliri si gjuhë kulture, tregtare ose si gjuhë zyrtare administrative, nuk u bënë kurrë gjuhë të të gjithë popullit, i cili vazhdoi të ruajë në jetën e tij të përditshme të folmen amtare. Njoftimi i historianit grek të shek. II p.e.sonë, Polibit, për bisedimet e mbretit Gent me delegatët maqedonas përmes përkthyesit që njihte ilirishten, dëshmon se kjo gjuhë u praktikua edhe si gjuhë zyrtare deri në fund të jetës së pavarur politike të ilirëve.
Nga gjuha e ilirëve kanë mbetur disa materiale, por që nuk janë të mjaftueshme: elemente leksikore shumë të pakta të së folmes së përditshme përbërë nga disa glosa ilire, dhe sidomos një numër i madh (rreth 1 000) emrash të përveçëm, emra personash, perëndish, fisesh, vendesh dhe disa emra lumenjsh e malesh. Fjalët ilire i kemi në formën që na janë dhënë prej autorëve grekë e latinë, jo në formën autentike të tyre. Ndër ato fjalë mund të përmenden rhinos = mjegull, sabaia = birrë meli etj. Emrat e përveçëm ilirë që na janë transmetuar në burimet e shkruara antike (autorë grekë e latinë, mbishkrime greke e latine, monedha të territorit ilir) përbëjnë materialin kryesor që kemi prej ilirishtes së Ballkanit. Ato lejojnë që të nxirren disa elemente të fjalëformimit emëror të ilirishtes e ndonjë tipar fonetik i saj, ndonjë element i leksikut të saj dhe material krahasimi me gjuhët e tjera indoevropiane, po nuk japin mundësi të njihen gramatika dhe leksiku i saj.
Studiues të ndryshëm kanë përcaktuar si ilire edhe një numër fjalësh të ndeshura në gjuhët e tjera të lashta ose në gjuhët e sotme të Evropës, duke i marrë ato si huazime nga ilirishtja ose si të trashëguara prej saj. Shumica e tyre janë të diskutueshme, po disa kanë gjasa vërtetësie. Ndër to përmendim: lat. mannus = kalë i vogël, krhs. shqipen maz/mëz; gr. balios = i bardhë, me pulla të bardha, krhs. shqipen balë; gr. kalibe = kasollë; disa fjalë pararomane etj.
Material më të pasur jep mesapishtja e Italisë Jugore. Prej saj kanë ardhur një numër mbishkrimesh zakonisht të shkurtra e shpesh fragmentare të shek. VI-I p.e.sonë, që japin edhe fjalë, trajta e ndonjë frazë, përveç emrave të përveçëm që përmenden në to, por që janë kuptuar dhe shpjeguar deri më sot në një masë të vogël. Kemi disa glosa si brendon = bri, bilia = bilë, bijë etj., dhe shumë emra të përveçëm njerëzish, fisesh e vendesh.
Janë vënë re gjithashtu edhe bashkëpërkime të rëndësishme midis mesapishtes dhe shqipes në sistemin fonetik dhe gramatikor, si p.sh. reflektimi i |o|-së së shkurtër indoevropiane në |a|, evolucioni ?|-m|>|-n| i mbaresës së rasës kallëzore njëjës të emrave në të dyja këto gjuhë etj.

Arti dhe botëkuptimi

Arti ilir në periudhën e hershme të hekurit karakterizohet me stilin e tij dekorativ të theksuar të epokës së bronzit, por lulëzimin e arrin në fillim të epokës së plotë të hekurit, d.m.th. rreth shek. VIII-VII p.e.sonë në kushtet e zhvillimit të mëtejshëm ekonomiko-shoqëror të ilirëve. Kjo vihet re qartë sidomos në grupin e kulturës së Devollit, në atë të Mat-Glasinacit etj. Ky stil zbukurimi, i aplikuar jo vetëm në objektet e veçanta metalike, kryesisht prej bronzi dhe në qeramikë, por edhe në materialet që nuk i rezistuan kohës si në dru, kockë etj., përfaqësohet nga një gamë e pasur figurash gjeometrike, si rrathë të veçantë e bashkëqendrorë, rombe e trekëndësha me fusha të zbrazura ose të mbushura me vija paralele etj., të kompozuara me një fantazi të zhvilluar dhe në një sistem rigorozisht simetrik.
Ky stil do të jetojë në të gjitha periudhat e veçanta të zhvillimit dhe të dobësimit të tij, deri në fund të periudhës së hershme të hekurit, duke përbërë kështu bazën kryesore dhe më të qëndrueshme të koncepteve estetike të ilirëve në përgjithësi. Arti figurativ në Iliri u zhvillua më vonë; atë e shohim të përfaqësuar në figura njerëzish dhe kafshësh të trajtuara skematikisht ose në mënyrë të stilizuar si dhe në objekte të tjera, si art dekorativ i ndërthurur me motive gjeometrike.
Nga shek.VI p.e.sonë tek fiset e Ilirisë së Veriut nën ndikimin e fuqishëm të kulturave mesdhetare dhe në kornizën e lidhjeve të shumëfishta të popullsive përreth Adriatikut Verior, lindi një art i pasur figurativ, shprehjen më të lartë të të cilit e gjejmë tek situlat liburne e tek urnat japode. Në një stil të pjekur arkaik të kohës janë paraqitur në këto monumente pamje nga jeta e përditshme e ilirëve, në mënyrë të veçantë e shtresave të pasura të shoqërisë së tyre, midis të cilave skena argëtimesh, siç është rasti i një valleje grash lidhur dorë për dore, apo i një procesioni funeral, ku përcjellja është dhënë nëpërmjet një vargu të gjatë kurorash luftarake dhe kalorësish që marrin pjesë në ceremoninë solemne. Në raste të tjera paraqiten skena luftimesh, gjuetie, mundjeje etj. Këto manifestime artistike, megjithëse të ndikuara nga pikëpamja e stilit dhe e karakterit tregimtar të ornamentit prej artit arkaik grek dhe ai etniko-italik përsa i përket paraqitjes së figurave, motiveve reale dhe përmbajtjes së tregimit, kanë mjaft elemente vendëse, që tregojnë për natyrën vendore të prodhimit të shumë prej tyre. Në këtë drejtim përveç vlerave artistike, këto monumente përbëjnë edhe një burim historik të dorës së parë për njohjen e jetës dhe të koncepteve të shoqërisë ilire në shek. VI-V p.e.sonë.
Përsa u përket besimeve të ilirëve të epokës së hekurit, ato nuk ndryshonin prej atyre të epokës së bronzit. Një rol të madh vazhdon të luajë kulti i tokës mëmë i lidhur me pjellorinë e saj dhe me zhvillimin e bujqësisë në përgjithësi. Shumë e përhapur tek ilirët ishte heliolatria (adhurimi i diellit). Gjurmët e shumta të saj shprehen përmes motiveve të ndryshme, që zbukuronin objektet e veçanta dhe që në mënyrë grafike simbolizonin diellin. Të tilla ishin, p.sh.: rrathët bashkëqendrorë, svastikat, spiralja etj. Ky kult diellor tek ilirët shprehej dhe përmes varëseve të ndryshme në formë kali, kaprolli, zogu etj.
Një kult tjetër shumë i zhvilluar tek ilirët, sidomos tek ata të krahinave jugore, ishte dhe gjarpri si simbol i pjellorisë si totem, si qenie mbrojtëse nga syri i keq (apotropeike) etj.
Vendosja e varreve në tuma përreth një varri më të hershëm të pasur dhe qendror, si dhe shoqërimi i të vdekurit në varr me objekte të ndryshme, tregon se tek ilirët e periudhës së hershme të hekurit ishte i zhvilluar dhe kulti i të parëve, si edhe besimi mbi jetën e përtej varrit.
Ilirët besonin edhe në ekzistencën e fuqive mistike, që rronin midis tyre dhe u shkaktonin njerëzve sëmundjet dhe fatkeqësitë e tjera shoqërore. Për t’i larguar këto të këqija, ilirët sajuan forma të ndryshme varësesh (amuleta), me karakter apotropeik etj.

Referenca